Unioni i Studentëve të Kosovës ka kërkuar që sa më shpjet të sqarohen rrethanat e vdekjes së aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari, që ndërroi jetë në Burgun e Prizrenit.
“Union i Studentëve të Kosovës, kërkojmë nga institucionet e drejtësisë në Kosovës që sa më parë të sqarohen rrethanat e vdekjes së Astritit”, thuhet në komunikatën për media.
“Në emër të studentëve të Republikës së Kosovës shprehim ngushëllimet të sinqerta familjes Dehari për vdekjen e djalit të tyre Astritit. Ngushëllime shoqërisë dhe gjithë atyre që e njohën studentin, kolegun Astrit Dehari”, thuhet në komunikatë.
Dehari ishte në përfundim të studimeve në Mjekësinë e Përgjithshme.