LAJMI I FUNDIT:

Studentët e UP-së përsëri në protestë, kërkojnë liberalizimin e vizave

Studentët e UP-së përsëri në protestë, kërkojnë liberalizimin e vizave

Studentët e Universitetit të Prishtinës sërish kanë paralajmëruar protestë për vizat.

Ata bëjë thirrje që të protestohet për të kërkuar nga Bashkimin Evropian që të bëjë liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Sipas njoftimit, protesta është paralajmëruar të mbahet më 10 janar para Bibliotekës Kombëtare, duke filluar nga ora 12:00.


“Nuk do të ketë parti politike, organizatë studentore apo bindje fetare, por do të kërkohet e drejta e këtij populli të vuajtur e të mashtruar e të zhgënjyer. Të gjithë të bashkuar pa dallim drejtë Evropës!”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, përveç studentëve të UP-së, këtë herë këta studentë kanë bërë thirrje që kësaj proteste t’i bashkohen edhe studentët e universiteteve të tjera, nxënësit dhe qytetarët në përgjithësi.

Ndryshe, studentët e Fakultetit Filozofik me 24 dhjetor të vitit 2018, kishin organizuar protestë të ngjashme para zyrës së BE-së në Prishtinë, ku kërkonin llogaridhënie nga Bashkimi Evropian për mos liberalizimin e vizave për kosovarët./Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës

Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës

Lajme
Anulohet në Bruksel takimi për personat e zhdukur, Hoti: Prania e Petkoviqit orkestroi dështimin e këtij takimi

Anulohet në Bruksel takimi për personat e zhdukur, Hoti: Prania e Petkoviqit orkestroi dështimin e këtij takimi

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Drejtësi
Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Bastisjet në disa lokacione për struktura paralele, Prokuroria Themelore e Prishtinës: Nuk kemi marr kërkesë zyrtare për bastisje

Bastisjet në disa lokacione për struktura paralele, Prokuroria Themelore e Prishtinës: Nuk kemi marr kërkesë zyrtare për bastisje

Lajme
Kalo në kategori