LAJMI I FUNDIT:

Struga Trim Lum fiton derbin “buzë liqenit” ndaj Voska Sport

Struga Trim Lum fiton derbin “buzë liqenit” ndaj Voska Sport

Kampionët në fuqi, Struga Trim Lum ka fituar si mysafir derbin “buzë liqenit”, duke mundur Voska Sportin në Ohër me rezultat 1-0 në duelin e vlefshëm për xhiron e katër në Superligën e Maqedonisë së Veriut.

Ndeshja e luajtur në “Burimet e Biljanës” në Ohër nuk prodhoi lojë të mirë as nga njëra e as nga tjetra skuadër, ku pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura.

Në fraksionin e dytë, skuadra e Shpëtim Duros ishte më kërkuese e golit, ku regjistruan disa raste, ndërsa finalizimi erdhi katër minuta para fundit të minutave të rregullta.


Autor i golit të vetëm të kësaj sfide dhe që vulosi tre pikëshin për Strugën në këtë duel, ishte Marjan Radeski, i cili realizoi në minutën e 86-të me kokë, pas atij asisti që mori nga Compaore.

Me këtë triumf, Struga Trim Lum merr pozitën e dytë në renditjen tabelare me 15 pikë të tubuara, vetëm një më pak se Shkëndija, me kuqezinjtë që kanë edhe një ndeshje më shumë të zhvilluar.

Kujtojmë se kjo sfidë ndërmjet Voska Sport dhe Struga Trim Lum ishte në program me 20 gusht, ndërsa e njëjta u shty për ditën e sotme për shkak të paraqitjeve të kampionëve në fuqi në garat e Kupave Evropiane./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Kosova i mbyll me humbje parakualifikimet për Kupën e Botës 2027

Kosova i mbyll me humbje parakualifikimet për Kupën e Botës 2027

Sport
PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

Ndërkombëtare
Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Premier League
“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

Premier League
Kalo në kategori