LAJMI I FUNDIT:

Stresi publikon fotografi me ironi mbi debatin virtual Cllevio-Noizy?

Stresi publikon fotografi me ironi mbi debatin virtual Cllevio-Noizy?

Gjatë këtyre ditëve një debat i madh virtual është zhvilluar mes reperëve Noizy dhe Cllevio.

Ky i fundit me të dalë nga burgu i kërkoi përballje Noizyt, gjersa reperi i hitit “Gangsta Love” nuk hezitoi t’i kundërpërgjigjej publikisht me shumë akuza, njëra prej të cilëve rikthente në kujtesë kohën kur Cllevio akuzohej për pedofili.

E mesa duket një reagim ironik dhe me shaka në mes të këtij debati, e ka bërë reperi Stresi, i cili për një periudhë të gjatë ka pasur hasmëri me Noizyn.


Noizy i reagon Cllevios, ia nxjerr 'dosjet' ku akuzohet për pedofili: Hajde se do takohemi prapë
Lexo po ashtu Noizy i reagon Cllevios, ia nxjerr 'dosjet' ku akuzohet për pedofili: Hajde se do takohemi prapë

Stresi publikoi në InstaStory një imazh nga vetura e tij, duke shkruar në mbishkrimin e saj, se nuk i interesojnë “këta tipa”, me ç’rast fansat kanë aluduar se bëhet fjalë për Cllevion – meqë tashmë ai ka raporte të mira me ish-kundërshtarin e tij.

Foto: Stresi/InstaStory

“Jo se më han mua r*ku për këta tipa, unë i konsumoj ata si Khalifa”, ka shkruar reperi, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj në InstaStory.

Reperi me prejardhje nga Tropoja, dikur ka pasur shumë miqësi me Cllevion, por fansat e këtij të fundit janë irrituar në momentin që ai ndreqi raportet me Noizyn.

Stresi përndryshe nuk ka qenë fare i përfshirë në këtë debat deri më tani, gjersa tek vitin e kaluar rregulloi raportet me ish-kundërshtarin e tij, reperin Rigels Rajku, i njohur me emrin Noizy. /Telegrafi/

Foto: Kozaku/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Magazina
Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Magazina
Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

Magazina
Momenti kur banorët vërejnë mungesën e Gjestit pas tentativës për arratisje

Momenti kur banorët vërejnë mungesën e Gjestit pas tentativës për arratisje

Magazina
Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Magazina

"Mu ngushtua për brenda zemra, desha të ikja", Gjesti diskuton me Eglin pas momentit kur dyshohet se tentoi të arratisej nga BBVA

Magazina
Kalo në kategori