Ashtu siç kishin paralajmëruar, reperi Stresi dhe këngëtari Arif Dushaj kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri.

"Me krah shqipes nga Tropoja" titullohet kënga e tyre më e re, e cila është punuar nga producenti Nurteel.


Kënga është me motive patriotike dhe i dedikohet shtetit të Kosovës.

klipp

Ka qenë vet reperi Stresi, ai i cili përmes një postimi në Instagram ka lajmëruar fansat për publikimin e këngës së re, ndërsa ka treguar fabulën e saj.

"Ta gëzosh këngën oj Kosovë e ke dhuratë nga populli i Tropojës", ka shkruar ai në Instagram

"Me krah shqipes nga Tropoja" është publikuar në kanalin YouTube edhe me klip, i cili i përshtatet mjaft shumë këngës, duke sjellë koreografi popullore nga vendet antike të Kosovë.

Për anë vizaule të këtij projekti janë kujdesur MAX Production. /Telegrafi/