Kanë kaluar plot tre vjet që kur episodet e reja të “Stranger Things” u publikuan në Netflix, por pritja së shpejti po merr fund.

Një nga serialet më të suksesshme në historinë e platformës së transmetimit po i afrohet fundit - sezoni i pestë do të jetë edhe i fundit, pothuajse dhjetë vjet pasi seriali u transmetua për herë të parë.


Sezoni i fundit do të ndahet në tre pjesë

Foto: Screenshot/YouTube

“Stranger Things” vuri në pah karrierën e shumë aktorëve dhe emri më i famshëm që spikati nga seriali është sigurisht Millie Bobby Brown.

Netflix publikoi njoftimin e parë për sezonin e fundit brenda natës, duke konfirmuar se sezoni i pestë do të ndahet në tre pjesë. Pjesa e parë publikohet më 26 nëntor, e dyta për Krishtlindje dhe pjesa e fundit - pjesa e tretë - do të jetë e disponueshme për Vitin e Ri.

Megjithatë, fansat janë ende jashtëzakonisht të entuziazmuar për rikthimin e serialit dhe Netflix ka publikuar një përmbledhje zyrtare.

Sezoni i fundit zhvillohet në vjeshtën e vitit 1987. Personazhet kryesore ribashkohen me një qëllim - të gjejnë dhe ndalojnë Vecnën, e cila është zhdukur dhe askush nuk e di se ku është apo çfarë po planifikon. /Telegrafi/