Thomas Strakosha është duke kaluar nëpër një formë mjaftë të mirë këtë edicion me Lazion.

Në 11 ndeshje në Serie a, Strakosha ka qëndruar gjithmonë në portën e Lazios duke i dhënë siguri klubit kryeqytetas.


Por talenti shqiptar është duke u ankuar në pësimin e golave thuajse në çdo ndeshje dhe kjo e ka lodhur atë.

Lazio është ndër skuadrat me sulmin më të mirë në kampionat, por që ka pësuar 12 gola që i bije më shumë se një për ndeshje.

strakosha maxw 654

22-vjeçari ka deklaruar se objektivi i tij kryesor është të mos pësojë shumë gola.

“Objektivi im është që të mos pësoj gola, jam lodhur duke e nxjerrë topin nga rrjeta pothuajse në çdo ndeshje”.

“Duke llogaritur faktin se shënojmë shumë në çdo takim, nëse nuk pësoj, atëherë me 99 % i fitojmë ndeshjet”, ka deklaruar Strakosha.

Në ndeshjen e radhës në Serie A, Lazio do të luaj në Olimpico përballë Udineses. /Telegrafi/