Strakosha i mungon Shqipërisë ndaj Islandës dhe Moldavisë

163:"ROME, ROMA - FEBRUARY 21: Thomas Strakosha of SS Lazio during the SS Lazio press conference on February 21, 2018 in Rome, Italy. (Photo by Marco Rosi/Getty Images) 12:"Getty Images
Thomas Strakosha nuk do të mund të paraqitet në dy ndeshjet e radhës të Kombëtares shqiptare për shkak të lëndimit.
Portieri i Lazios do të mbetet jashtë Kuqezinjve për ndeshjet e muajit qershor, të cilat Shqipëria i luan në kualifikimet për 'Euro 2020'.

24-vjeçari nuk u grumbullua nga Simone Inzaghi për ndeshjen e të hënës, Lazio – Bologna, pikërisht për shkak të këtij lëndimi që e mundon prej kohësh.
Tani është konfirmuar që Thomasi nuk do t’ia dalë të rikuperohet në kohë dhe do të mungojë për sfidat e muajit qershor ndaj Islandës dhe Moldavisë.
Kësisoj në vendin e tij pritet që trajneri Edy Reja ta vendosë Etrit Berishën, i cili në muajt e fundit ka humbur vendin e titullarit në ekipin e Atalantas.


Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































