LAJMI I FUNDIT:

Stoltenberg: Nuk shoh ndonjë rrezik të drejtpërdrejt ushtarak në rajon, do ta shqyrtojmë propozimin e Ramës

Stoltenberg: Nuk shoh ndonjë rrezik të drejtpërdrejt ushtarak në rajon, do ta shqyrtojmë propozimin e Ramës

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili gjatë kësaj ishte për vizitë në disa vende të Ballkanit Perëndimor ka folur sot për situatën e sigurisë në Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe në përgjithësi në rajon.

Stoltenberg në një konferencë të përbashkët për shtyp, pas takimit me liderët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Kroacisë dhe Malit të Zi, Stoltenberg tha se ka ardhur koha të zgjidhen përfundimisht konfliktet në Ballkan dhe se sipas tij ky rajon është me rëndësi strategjike për NATO-n.

Ai para mediave duke folur për situatën e sigurisë në Kosovë tha se nuk sheh rreziqe të drejtpërdrejta ushtarake ndaj ndonjë vendi aleat të NATO-s në rajon, raporton Telegrafi.


Rama në Shkup: Të rritet forca e NATO-s në Kosovë, kufiri jashtë kontrollit
Lexo po ashtu Rama në Shkup: Të rritet forca e NATO-s në Kosovë, kufiri jashtë kontrollit

“Nuk shohim rreziqe të drejtpërdrejta ushtarake ndaj ndonjë vend aleat të NATO-s në këtë regjion. Çka shohim është rritje e tensioneve veçanërisht në Kosovë dhe po ashtu në Bosnjë, por nuk shohim ndonjë kërcënim direkt ushtarak”, tha ai.

Stoltenberg më tej tha se në Kosovë tashmë kanë rritur prezencën e ushtarëve, janë vigjilent dhe e monitorojnë për së afërmi situatën.

“Jemi aleatë të rajonit do të shqyrtojmë propozimin e kryeministrit Edi Rama, i mbështetur edhe nga presidenti kroat që të takohemi në bazë më të rregullt….”, tha kreu i NATO-s.

Ai ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi, situatën fragjile në Kosovë, etj.

“Në çdo vend që vizitova theksova se stabiliteti në Ballkan varet nga të gjitha palët, duke zgjedhur dialogun dhe diplomacinë para konfliktit dhe kaosit”, tha ai.

Shefi i NATO-s po ashtu ka folur edhe për luftën hibride të Rusisë në rajon. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë: Shpërbërja e USAID-it nga Trump dëmton interesat e SHBA-së dhe është dhuratë për konkurrentët tanë

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë: Shpërbërja e USAID-it nga Trump dëmton interesat e SHBA-së dhe është dhuratë për konkurrentët tanë

Lajme
Vaktia e Ramazanit 2025

Vaktia e Ramazanit 2025

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Kalo në kategori