LAJMI I FUNDIT:

Stoltenberg: NATO merr përsipër koordinimin e dërgesave të armëve në Ukrainë

Stoltenberg: NATO merr përsipër koordinimin e dërgesave të armëve në Ukrainë

NATO është e gatshme të marrë përsipër koordinimin e dërgesave të armëve amerikane në Ukrainë, ndërsa në të njëjtën kohë vendet anëtare po përshtatin aftësitë e tyre bërthamore me situatën e re, tha Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg.

“Unë pres që ministrat të miratojnë planin që NATO të udhëheqë koordinimin e dërgimit të ndihmave dhe trajnimit të ushtarëve të Ukrainës”, tha norvegjezi përpara takimit dy-ditor të ministrave të mbrojtjes të NATO-s në Bruksel.

Aleanca po përpiqet të mbrojë mekanizmin e ndihmës ushtarake, ndërsa skeptiku ndaj NATO-s, Donald Trump, kërkon të fitojë mandatin e dytë presidencial në zgjedhjet e ardhshme në SHBA.


G7 bie dakord t'i japin Ukrainës 50 miliardë dollarë duke përdorur asetet e ngrira ruse
Lexo po ashtu G7 bie dakord t'i japin Ukrainës 50 miliardë dollarë duke përdorur asetet e ngrira ruse

“Ky është një element kyç i paketës sonë për Ukrainën të miratuar në samitin e Uashingtonit, së bashku me një angazhim financiar afatgjatë”, shtoi Stoltenberg.

Ky i fundit deklaroi se muajt e fundit Rusia ka shtuar retorikën e rrezikshme bërthamore ndërsa Kina po modernizon gjithashtu aftësitë bërthamore.

“Aleatët do të diskutojnë përshtatjen e vazhdueshme të aftësive tona bërthamore me mjedisin aktual të sigurisë. Ne kemi bërë përparim të rëndësishëm në këtë përshtatje”, shtoi ai.

Ndryshe, Stoltenberg pritet të zëvendësohet në muajt e ardhshëm pasi i mbaron mandati si shef i NATO-s. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Evropa
Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Evropa
Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Evropa
Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Evropa
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
Kalo në kategori