LAJMI I FUNDIT:

Stoltenberg mirëpret rifillimin e dialogut, thotë se është mënyra e vetme për zgjidhjen e problemit Kosovë-Serbi

Stoltenberg mirëpret rifillimin e dialogut, thotë se është mënyra e vetme për zgjidhjen e problemit Kosovë-Serbi

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka përshëndetur iniciativën për vazhdimin e dialogut me Prishtinës dhe Beogradit, duke e cilësuar si mënyrën e vetme të zgjidhjes së problemit mes dy vendeve, shkruan Tanjug.

“Përshëndes faktin që Beogradi dhe Prishtina do të bisedojnë, sepse është mënyra e vetme që të zgjidhen sfidat në rajon dhe mosmarrëveshjet për Kosovën”, ka shtuar Stoltenberg, transmeton Telegrafi.

Pas bisedimeve dyditore me ministrat e Mbrojtjes të NATO-s, Stoltenberg tha se nuk dëshiron të spekuloj për rezultatet e takimit të përfaqësuesve të Beogradit dhe Prishtinës gjatë takimit të 27 qershorit në SHBA, por deklaroi se përshëndet dialogun.


Ai theksoi se takimi nuk është i lehtë dhe se është e rëndësishme që përfaqësuesit e Beogradit dhe Prishtinës të takohen. Ai konsideron se është e rëndësishme që përfaqësuesit të takohen pavarësisht faktit që prej kohësh nuk kanë pasur ndonjë takim.

“Beogradi dhe Prishtina e kanë kuptuar se tensionet duhet të ulen dhe se duhet të gjet një rrugë drejt përparimit”, shtoi Stoltenberg. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori