LAJMI I FUNDIT:

Stoltenberg: I dëshiroj mirëseardhje Maqedonisë së Veriut në NATO

Stoltenberg: I dëshiroj mirëseardhje Maqedonisë së Veriut në NATO

Maqedonia sot u ulë së bashku me 29 vendet anëtare të NATO-s në takimin e ministrave të mbrojtjes në Bruksel.

Sekretari i përgjithshëm, Jens Stoltenberg sot në mëngjes e priti ministren e mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska. Ai tha se ngritja e flamurit të NATO-s para qeverisë së Maqedonisë së Veriut është një akt i madh, pas së cilës së shpejti pritet që edhe flamuri i Maqedonisë të valojë pranë 29 vendeve anëtare në selinë e NATO-s.

“Është mirë që vendit tuaj nuk do t’i drejtohen me emrin e gjatë dhe të rëndë, por do mund të themi Republika e Maqedonisë së Veriut. Ky është një moment i madh për ne. Me të vërtet e vlerësojmë përparimin çka e keni bë dhe se pa angazhimin dhe lidershipin nga Qeveria e jua, nuk do të ishim këtu ku jemi sot në këtë takim ministror. Pash dje se flamuri i NATO-s u ngrit para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe me të vërtetë pres ditën kur do ta bëjmë të njëjtën, ta ngritim flamurin tuaj pranë 29 vendeve në selinë e NATO-s. Kjo është një ditë e madhe dhe pres ditën kur do të mund t’ju kemi anëtare të plotë kur të mbaroj procesi i ratifikimit në të gjitha 29 vendet e Aleancës”, tha Stoltenberg./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
Kalo në kategori