LAJMI I FUNDIT:

Stolteberg: Maqedonia e Veriut gëzon mbrojtjen e plotë të Aleancës së NATO-s

Stolteberg: Maqedonia e Veriut gëzon mbrojtjen e plotë të Aleancës së NATO-s

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në video fjalimin e tij në Forumin e Mbrojtjes 2023, theksoi para të pranishmëve se Maqedonia e Veriut kontribuon aktivisht në sigurinë kolektive, ka vend dhe zë të barabartë në tryezën e NATO-s dhe gëzon mbrojtjen e plotë të Aleancë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Sot, Maqedonia e Veriut ka një vend në tryezën e NATO-s, një zë të barabartë në diskutimet tona dhe gëzon mbrojtjen e plotë të Aleancës së NATO-s. Kohët e fundit, Maqedonia e Veriut është përballur me sulme hibride të qëllimshme dhe të vazhdueshme, duke përfshirë kërcënime me bomba dhe sulme kibernetike. Por ju nuk ishit vetëm. Ekspertët e NATO-s shkuan në Shkup për të shkëmbyer informacion dhe për të ofruar mbështetje teknike. Ky është një shembull konkret i përfitimeve të NATO-s.

Anëtarësimi gjithashtu ndihmon për t’i dhënë Maqedonisë së Veriut stabilitetin që mbështet rritjen ekonomike dhe ndihmon në zgjerimin e sigurisë në Ballkanin Perëndimor. Maqedonia e Veriut gjithashtu rrit sigurinë e Aleancës sonë duke kontribuar me trupa në grupet tona luftarake në Bullgari, Letoni dhe Rumani dhe duke mbështetur misionet tona në Kosovë dhe Irak.


Ne jemi një familje e demokracive të përkushtuara për të mbrojtur njëri-tjetrin. Të gjithë për një dhe një për të gjithë”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Stoltenberg.

Janë mbi 250 pjesëmarrës në Forumin e Mbrojtjes, ndërsa fjalim në panelet kanë përfaqësues nga Maqedonia e Veriut, Gjermania, Belgjika, Sllovakia, Bullgaria, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina dhe vende të tjera kanë folur në pesë panele./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Lajme
Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës, nga 1 marsi nuk do të ketë provim praktik të vozitjes

Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës, nga 1 marsi nuk do të ketë provim praktik të vozitjes

Lajme
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori