LAJMI I FUNDIT:

Stojçevska: 12.5 milion euro janë ndarë këtë vit për projekte në fushën e kulturës

Stojçevska: 12.5 milion euro janë ndarë këtë vit për projekte në fushën e kulturës

12.5 milion euro janë ndarë këtë vit për projekte në fushën e kulturës nga ana e Ministrisë së Kulturës, që është 5 milion euro më pak se vitin e kaluar. Ministrja Stojçevska tha se gjatë përzgjedhjes së projekteve janë marrë parasysh cilësia, interesi publik, përkrahja e të rinjve si dhe aspekti i barazisë gjinore.

Ajo shtoi se komisioni përkatës ka pasur parasysh se viti 2023 është vit i disa jubileve dhe përvjetorëve të rëndësishëm, si dhe i përmendi disa nga ato.

“Viti 2023 është vit i disa jubileve përvjetorëve të rëndësishme, komisionet këtë fakt e kanë pasur parasysh. Duke përkrahur këto projekte, 60 vjetori i tërmetit katastrofal në Shkup, viti i Aco Shopov, 120 vjet nga kryengritja e ilindenit, 120 vite nga publikimi i librit për punët maqedonase nga Kërste Petkov Misirkov dhe 70 vite nga themelimi i Institutit për gjuhën maqedonase.


Gjithashtu, përkrahje morën edhe jubiletë, 115 vjet nga lindja e Kosta Racin, 120 vjet nga lindja e artistit Nikolla Martinovski si dhe 75 vjet në skenë të AKV Emin Duraku dhe “Jeni Jol”, tha Bisera Kostadinovska Stojçevska – ministre e Kulturës./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori