Në episodin e radhës në podcast-in “Flet” me Ilnisa Agollin ka qenë i ftuar së fundmi Stine.

Artisti i njohur ka fituar një vend të veçantë në muzikën shqiptare falë stilit të tij dhe këngëve të paharrueshme që ka krijuar gjatë karrierës.


Në këtë intervistë, ai është rrëfyer si kurrë më parë për jetën dhe karrierën profesionale.

Stine

“Çfarë mendimi ka Stine për tregun muzikor sot. Çfarë ka humbur muzika shqiptare në harkun kohor e të gjithë këtyre viteve”, ka qenë pyetja që iu parashtrua.

“Ka humbur pak më shumë tekst. Ka humbur pak më shumë emocion. Ka humbur pak më shumë dashuri për muzikën. Është bërë biznes”, u shpreh ai.

“Tregu influencohet nga tregu botëror absolutisht, por ne kemi ngecur tek këto zanoret. Fjalët i gjejmë rrugës. Unë flas për veten, nuk flas për të tjerët”.

I njëjti viteve të fundit ka bërë një tërheqje nga muzika, duke u fokusuar në gjëra të tjera. /Telegrafi/