Rrezet e nxehta të diellit, fillimi i gjelbërimit të pyjeve dhe çelja e luleve, e karakterizojnë stinën e pranverës e cila për shumicën e njerëzve mbetet sezona më e preferuar.

Me kalimin e stinës së dimrit, vjen stina e pranverës e cila nënkupton ndryshim të gardërobës, por edhe intensifikim të aktiviteteve në natyrë.


Megjithatë, disa persona janë më fatlumë dhe e shijojnë më shumë këtë stinë sesa personat tjerë, pasi që arrijnë t’i gëzojnë të gjitha benefitet që i ofron sezoni.

Linda Premium Residence, si kompleksi banesor i ëndrrave të gjithsecilit, sikurse në çdo stinë, edhe gjatë pranverës i ofron kushtet më të mira për banorët e vet.

Gjelbërimi

Sigurisht se gjelbërimi vlerësohet më së shumti, e Linda Premium Residence është siguruar që pikërisht këtë t’ua ofrojë banorëve, duke ofruar hapësira të shumta gjelbëruese.

Ajri i pastër

Pemët mbjella gjithandej, por edhe hapësirat gjelbëruese ndikojnë që ajri në këtë kompleks të jetë i pastër.

Sigurisht se ajri i pastër është i dobishëm për shëndetin e njeriut, prandaj edhe kjo veti vlerësohet lart nga banorët e Linda Premium Residence.

Mundësitë e shumta të aktivitetit fizik në Linda Premium Residence

Kalimi i stinës së dimrit nënkupton se tani është koha të rikthehen në natyrë për t’i kryer ushtrimet fizike!

Ushtrimet e preferuara mund t’i kryeni në hapësira gjelbëruese në Linda Premium Residence, por mundeni edhe në opsionet tjera që kompleksi i ofron, siç janë:

- Fitnesi me pajisjet moderne - Pishina - Saunë & spa, etj.

Për më shumë informacione, kontaktoni në:

0800 77 770 (pa pagesë), +383(0)49 777 127+383(0)49 318 676, +383(0)44 976 777info@altradecenter.comwww.altradecenter.com