Steven Seagal viziton presidentin bjellorus, por ai e "detyron" të hajë shalqi dhe karrota (Foto/Video)

Steven Seagal ka vizituar së fundmi Bjellorusinë dhe me të mbërritur atje është takuar me presidentin e shtetit, Alexander Lukashenko.
Ai është befasuar kur i pari i shtetit e ka mirëpritur atë me fruta dhe perime, duke i servirur shalqi dhe karrota në mesin e shumë artikujve të tjerë.
Ylli i Hollywoodit ka qenë i ftuar nderi në shtëpinë e të parit të shtetit në veri të kryeqytetit Minsk, ku edhe është befasuar me ushqimin e servirur.
“Këto janë për ju, ushqehuni sepse janë shumë të shëndetshme”, ka thënë Lukashenko, duke e “detyruar” që të hajë shalqi dhe karrota. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
26/08/2016
Top Lajme
BBVA
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate
































































