LAJMI I FUNDIT:

Stërvitet me Barcën, pastaj udhëton në Itali – kalimi i Suarez te Juve peng i 14 milionë eurove

Stërvitet me Barcën, pastaj udhëton në Itali – kalimi i Suarez te Juve peng i 14 milionë eurove
(Foto: Instagram/ luissuarez9)

Shënjestra e Juventusit, Luis Suarez, ka udhëtuar drejt Italisë menjëherë pas stërvitjeve të të enjtes me Barcelonën, ku i është nënshtruar testit për gjuhën italiane, në mënyrë që të sigurojë shtetësinë e Italisë – njofton Goal.

Kampioni i Serie A është i interesuar për transferimin e uruguaianit, mirëpo e ka arritur kuotën maksimale për lojtarë të huaj për sezonin 2020/2021, ashtu që 33-vjeçari duhet ta marrë pasaportën italiane që të nënshkruajë për Bianconerët.

Suarez thuhet të ketë arritur marrëveshje trevjeçare me Juven më herët, me përfitime vjetore prej 10 milionë eurosh, mirëpo çështja e kufizimit të numrit të lojtarëve jashtë BE-së, e ka penguar mundësinë e nënshkrimit.


(Foto: Instagram/ luissuarez9)

Po ashtu, ai ka kontratë me Barcën deri në vitin 2021, prandaj e ardhmja e tij është bërë peng i obligimeve të marrëveshjes me klubin që e pronëson.

Suarez zbarkon në Perugia për testin e gjuhës italiane, tifozët dalin në rrugë që ta presin
Lexo po ashtu Suarez zbarkon në Perugia për testin e gjuhës italiane, tifozët dalin në rrugë që ta presin

Sulmuesi dëshiron që Balugranët ta lejojnë të largohet si lojtar i lirë dhe të marrë pagën e tij të plotë prej 14 milionë eurosh për sezonin 2020/2021 – diçka e ngjashëm me atë që iu ishte garantuar Andres Iniestas dhe Xavit kur u larguan.

Mirëpo, katalunasit janë të gatshëm ta lejojnë largimin e 33-vjeçarit me parametrat zero, por nuk duan t’ia japin pagën e plotë. Skenar i ngjashëm ka ndodhur edhe me Arturo Vidalin, të cilin klubi e ka lejuar t’i bashkohet Interit, por duke mos ia dhënë pagën për vitin e fundit në kontratën tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

Serie A

"Nuk u ndjeva i tradhtuar, nuk kam ëndërruar kurrë" - Vinicius thyen heshtjen për Topin e Artë

La Liga
Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

La Liga
Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Serie A
Kalo në kategori