Site icon Telegrafi

Stellantis në bisedime me Galloo për një sipërmarrje të përbashkët në ricikilimin e pjesëve dhe materialeve të veturave

Prodhuesi i veturave, Stellantis, dhe firma belge për reciklimin e metaleve, Galloo, kanë hyrë në bisedime eksklusive për krijimin e një sipërmarrjeje të përbashkët me fokus në recikiklimin e pjesëve dhe materialeve nga mbetjet e veturave të vjetra, deklaruan sot dy kompanitë.

Marrëveshja paraprake është pjesë e strategjisë së prodhuesit të makinave për të zgjeruar biznesin e saj të ashtuquajtur “ekonomi rrethore”, e cila përfshin rindërtimin dhe çmontimin e veturave, si dhe ripërdorimin e pjesëve dhe materialeve, mes frikës së industrisë për zgjatjen e mungesës së lëndëve të para.

Një nxitim drejt elektrifikimit dhe çështjet globale të zinxhirit të furnizimit e kanë bërë shumë më të vështirë sigurimin e disa materialeve dhe përbërësve kryesorë për bateritë, por edhe çelikun, bakrin, etj… – krahas rritjes së çmimeve për shumicën prej tyre, raporton Reuters, përcjell Telegrafi.

Sipërmarrja e përbashkët Stellantis-Galloo do të operojë përmes objekteve të përzgjedhura të trajtimit për të mbledhur vetura nga pronarët e tyre të fundit, me një shërbim që pritet të nisë në fund të këtij viti në Francë.

Ky shërbim do të nisë gjithashtu edhe në Belgjikë dhe Luksemburg, e më pas do të zgjerohet në të gjithë Evropën, bënë të ditur ata në një deklaratë të përbashkët.

Dy kompanitë shtuan se sipërmarrja e përbashkët do t’i ofrojë shërbimet e saj jo vetëm tek Stellantis, por edhe tek prodhuesit të tjerë të veturave. Galloo është e specializuar në çmontimin e veturave e gjithashtu edhe të anijeve. /Telegrafi/

Exit mobile version