Statistikë interesante: Real Madridi skuadra me më së shumti penallti të fituara këtë edicion në Evropë

Gjigantët e La Ligas, Real Madrid, e kanë thelluar epërsinë në krye të listës së klubeve më produktive në fitimin e penalltive në Evropë.
Kjo erdhi falë edhe dy penalltive të tjera të fituara mbrëmjen e së shtunës.
Real Madrid u rikthye në aksion duke pritur në kryeqytetin spanjoll Real Sociedad për një përballje të kampionatit. Në fund të 90 minutave, skuadra e drejtuar nga Alvaro Arbeloa triumfoi me rezultat të thellë 4-1, duke e kaluar sërish Barcelona në krye të tabelës së La Ligas.
Gjatë ndeshjes, vendasit u ndihmuan nga dy vendime të tjera nga pika e bardhë.
Vinicius Junior fitoi të dyja penalltitë përgjatë 90 minutave dhe më pas i konkretizoi vetë me sukses. Me këto dy realizime, Real Madridi e çoi në 13 numrin total të penalltive të fituara këtë sezon në kampionat.
13 - Teams with most penalties won in top five European leagues this season:
13 - REAL MADRID 🇪🇸
9 - Bayern München 🇩🇪
8 - Mainz 05 🇩🇪
8 - Brentford 🏴
8 - Brest 🇫🇷
Specialist. pic.twitter.com/gHGTxWaZog
— OptaJose (@OptaJose) February 14, 2026
Ky është një rekord që i lë katër penallti më shumë se çdo klub tjetër në pesë ligat më të forta të Evropës, me kampionët gjermanë Bayern Munich që renditen të dytët me nëntë të tilla./Telegrafi






















































