Statistika për vitin 2022, për çfarë kanë shpenzuar më së shumti qytetarët e Maqedonisë

Vitin e kaluar, familjet në Maqedoni shpenzuan më shumë se gjysmën e buxhetit të tyre të brendshëm – (51.5 për qind) për ushqime dhe pije, kryesisht mish, produkte qumështi dhe drithëra. Megjithatë, më shumë në amvisëritë në RMV është ngrënë bukë – 191,1 kg dhe patate – 76,3 kg, ndërsa mishi viçit, mishi i lopës – 19,3 dhe peshku – 18,3 kg. Më të konsumuara ishin pijet joalkoolike – 170,4 litra dhe qumështi – 88,2 litra.
Mbi dhjetë për qind nga buxheti familjar ka shkuar në shpenzime të përgjithshme, ndërsa për trafik janë shpenzuar rreth 16 mijë denarë ose 5,5 për qind, që është më shumë se sa kanë shpenzuar familjet për shëndetësi, rekreacion, kulturë dhe arsim së bashku, sipas Entit Statistikor të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2022.
Mesatarisht, çdo familje në vitin 2022 ka shpenzuar 294.117 denarë ose 4.782 euro. Prej tyre, pjesa më e madhe ose 96,7 për qind është për konsum personal, ndërsa rreth 1,6 për qind ose 4 740 denarë për kursime, 2 892 denarë ose 1 për qind për shlyerjen e kredive 0,2 për qind ose 580 denarë secila familje ka shpenzuar si shpenzime për një apartament, shtëpi dhe pronë.
Më shumë se gjysma e buxhetit familjar në vitin 2022 ka shkuar për ushqim dhe pije joalkoolike, përkatësisht rreth 151.560 denarë.
Nga perimet janë ngrënë mesatarisht 31,8 kilogramë lakër, 30,2 kilogramë domate, 29,3 kilogramë piper dhe 17,5 kilogramë tranguj, fasule – 18,4 kilogramë, dhe bizele dhe bishtaja 0,7 kilogramë.
Nga Enti Shtetëror i Statistikave theksojnë se të dhënat janë marrë në bazë të anketës statistikore “Anketa e konsumit të familjeve”, të realizuar gjatë vitit 2022./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë