LAJMI I FUNDIT:

Stano: Nuk ka sanksione ndaj Kosovës, por nëse situata nuk shtensionohet mund të ketë pasoja

Stano: Nuk ka sanksione ndaj Kosovës, por nëse situata nuk shtensionohet mund të ketë pasoja

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka bërë sot të ditur se nuk ka sanksione ndaj Kosovës.

Ai në një konferencë për media ka bërë të ditur se BE-ja si formë ka masa restriktive bazuar në një kornizë të qartë legale të definuar nga shtetet anëtare.

“Me lejoni të qartësoj një çështje së pari, se nuk ka sanksione… BE-ja vendos sanksione si masë kufizuese të bazuar në kornizë të qartë ligjore të definuar nga shtetet anëtare, pas një procesi të gjatë të diskutimeve në Këshill. S’ka sanksione ndaj Kosovës, kjo është gjëja e parë.


E dyta, për shkak të eskalimit kohëve të fundit që kemi qenë dëshmitarë, 27 shtetet anëtare të BE-së unanimisht kanë thënë se presin shumë qartë, kërkesë e qartë nga BE-ja ndaj Kosovës dhe Serbisë, të deskalojnë tensionet e fundit veçanërisht në veri të Kosovës”, ka thënë Stano, raporton Telegrafi.

Ai ka thënë se në rast se nuk ka de-eskalim të menjëhershëm të situatës atëherë do të ketë pasoja.

“Atëherë do të ketë pasoja negative për raportet tona”, tha ai.

Megjithatë, ai më tej theksoi se Bashkimi Evropian, në një linjë me qëndrimin e shteteve anëtare, nga 3 qershori ka përgatitur një propozim me masa me efekt të menjëhershëm, por që nuk janë sanksione.

Ai tha se masat përfshijnë pasoja politike e financiare, duke filluar me suspendimin e vizitave të larta, kontakteve, e ngjarjeve.

Po ashtu, ai përmendi edhe mosbashkëpunimin financiar.

Sipas Stanos, këto masa apo suspendime janë të përkohshme dhe të ‘kthyeshme’ varësisht prej zhvillimeve dhe hapave që ndërmerren nga kryeministri Kurti për tejkalimin e situatës.

Ai theksoi se disa prej kanë efekt të menjëhershëm e disa po diskutohen. “Disa prej tyre kanë hyrë në efekt menjëherë e disa po diskutohen. Shtetet anëtare do të diskutojnë gradualisht, pastaj do të vendosin për hapat tjerë…”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori