Stadiumi 'Liman Gegaj' në Malishevë merr pamje mahnitëse pas rinovimit

Stadiumi 'Liman Gegaj' në Malishevë ka marrë formë të mrekullueshme pas rinovimit.
Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar pamjet nga Liman Gegaj i cili tanimë ka dy tribina, ku njëra nga to është me mbulojë.
Malisheva nuk ka luajtur në këtë stadium këtë edicion shkaku i rinovimit dhe së shpejti pritet të rikthehet në shtëpinë e saj.
Njoftimi i plotë nga FFK:Finalizohet një tjetër fushë me standardet më të larta. Stadiumi “Liman Gegaj” në Malishevë tashmë në gjendje të shkëlqyeshme. Vazhdojmë nga projekti në projekt duke e përmirësuar infrastrukturën e futbollit në çdo cep të vendit. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
30/09/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































