Lokacioni: 37 Basarabia Blvd., Sector 2, Bukuresht, Rumani Kapaciteti: 55.634 Rekordi i pjesëmarrjes: 53.329 (Rumani v Holandë, 16 tetor 2012)

Arena Nationala është një stadium në Bukuresht të Rumanisë, i cili është hapur në vitin 2011 në vendin e stadiumit origjinal Stadionul National, i cili ishte rrënuar nga viti 2007 deri në vitin 2008.

rean1 (Foto: The Stadium Guide)

Këtu zhvillohen ndeshjet e mëdha duke u përfshirë ato të ekipit kombëtar të Rumanisë dhe finalen e Kupës së Rumanisë (Cupa Romaniei). Njëherësh, ky stadium është shtëpia e klubeve rumune nga Liga I, FCSB dhe Dinamo Bucuresti.

Me kapacitet prej 55.634 ulësesh, ky është stadiumi më i madh në Rumani, i cili është ndërtuar nga kompania gjermane, Max Bogl dhe ajo italiane, Astaldi.

Arena Nationala që ndodhet në kategorinë e katërt të stadiumeve, sipas standardeve të UEFA-s, ka qenë nikoqire e finales së Ligës së Evropës në vitin 2012.

Në të do të zhvillohen katër ndeshje të Kampionatit Evropian, ‘Euro 2020’, (duke përfshirë një takim nga 1/8 e finales).

arena3 (Foto: SBP)


Ndeshjet që do të zhvillohen në Arenën Kombëtare në Bukuresht:

E diel 13 qershor 2021 – Grupi C: Austria vs Maqedonia e Veriut (19:00, me kohën lokale)

E enjte 17 qershor 2021 - Grupi C: Ukraina vs Maqedonia e Veriut (16:00, me kohën lokale)

E hënë 21 qershor 2021 - Grupi C: Ukraina vs Austria (19:00, me kohën lokale)

E hënë 28 qershor 2021 - R16: 1F vs 3A/B/C (22:00, me kohën lokale)


arean1 (Foto: BesthqWallpapers)

telegrafi sport app