Kandidati i Republikës së Maqedonisë për funksionin e Sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të bashkuara, Srgjan Kerim iu drejtua forumit të 16-të Doha në Katar, ku prezantoi pesë pika në të cilat përmblidhen lëvizjet e ekonomisë botërore në periudhën vijuese, transmeton Telegrafi.

Siç njoftojnë nga kabineti i Kerim, ai ka bërë një këndvështrim të treguesve përfshi edhe rritjen ekonomike, trendët demografik, politikën tregtare, ndryshimet cilësore në energjetikë, si dhe rolin e institucioneve ndërkombëtare. Në veçanti e ka theksuar rolin e OKB dhe Grupit 20, në ndërlidhjen e lëvizjeve dhe trendëve ekonomik me paqen dhe sigurinë në botë.


Qerim, i cili është ish shefi i diplomacisë së Maqedonisë dhe kryesues i Asamblesë së 62-të OKB, është takuar edhe me kandidatët e pranishëm për funksionin e Sekretarit të përgjithshëm të Organizatës botërore, siç janë ministrat e punëve të jashtme të Katarit, Azerbejxhanit dhe Argjentinës./Telegrafi/