Raundet eliminatore të këtij sezoni në Ligën e Kampionëve do të shohin gjithashtu disa ndryshime rregullash.
Së pari, rregulli i pesë zëvendësuesve mbetet si në fazën e grupeve, por nëse një takim shkon në kohën shtesë, skuadrat do të lejohen madje të bëjnë një ndryshim të gjashtë.
Dhe gjasat që kjo të ndodhë tani janë shumë më të mëdha me ndeshjet me eliminim direkt në Ligën e Kampionëve që nuk paraqesin më rregullin e golave si mysafirë, i ci,li u hoq në fund të sezonit të kaluar.
“Rregulli i golave si mysafir ka qenë një pjesë thelbësore e garave të UEFA-s që kur u prezantua në vitin 1965. Megjithatë, çështja e heqjes së tij është debatuar në takime të ndryshme të UEFA-s gjatë viteve të fundit”, deklaroi presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin.
“Edhe pse nuk kishte unanimitet pikëpamjesh, shumë trajnerë, tifozë dhe akterë të tjerë të futbollit kanë vënë në dyshim drejtësinë e tij dhe kanë shprehur preferencën që rregulli të hiqet”.
“Ndikimi i rregullit tani bie ndesh me qëllimin e tij fillestar pasi, në fakt, ai tani i largon ekipet vendase – veçanërisht në ndeshjet e para – nga sulmi, sepse kanë frikë të pranojnë një gol që do t’i jepte kundërshtarëve të tyre një avantazh vendimtar. Ka edhe kritika për padrejtësinë, sidomos në kohën shtesë, për detyrimin e vendasve për të shënuar dy herë kur skuadra mysafire ka shënuar”.
“Është e drejtë të thuhet se avantazhi si vendas në ditët e sotme nuk është më aq i rëndësishëm sa dikur. Duke marrë në konsideratë konsistencën në të gjithë Evropën për sa i përket stileve të lojës dhe shumë faktorëve të ndryshëm që kanë çuar në një rënie të avantazhit vendas, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka marrë vendimin e duhur duke miratuar pikëpamjen se nuk është më e përshtatshme që një gol i shënuar në shtëpi të ketë më një peshë kaq të madhe”, ka shtuar më tej ai.
Pa gola jashtë fushe, nuk do të kishte asnjë moment ‘zot grek në Romë’, ndërkohë që het-triku i Lucas Moura kundër Ajaxit mund të kishte shumë më pak vlerë, vetëm për të përmendur disa nga të bëmat më të mëdha të rregullit të golit si mysafir. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Sa fitoi Real Madridi me eliminimin e Man Cityt nga Liga e Kampionëve

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit