LAJMI I FUNDIT:

Spurs mposhtin Clippers, Toronto i fortë për Bostonin (Video)

Spurs mposhtin Clippers, Toronto i fortë për Bostonin (Video)

Toronto Raptors ka mposhtur Boston Celtics me rezultat 107-97 në ndeshjen kryesore në luftë për vendin e dytë në konferencën Lindore mes këtyre dy skuadrave, teksa San Antonio Spurs pa probleme mposhti Los Angeles Clippers në Staples Center me rezultat 105-97.

San Antonio Spurs në takimin e zhvilluar në Los Angeles u udhëhoq nga Leonard i cili realizoi 21 pikë dhe gjashtë asistime.

Në anën tjetër Clippers nuk u mjaftuan me 29 pikët e Blake Griffin i cili ishte i mrekullueshëm.


Megjithatë, te Spurs pikë dyshifrore realizuan edhe Parker, Gasol, Aldridge dhe Patty Mills.

Në takimin tjetër ishte DeMar de Rozan që shkëlqeu duke realizuar 43 pikë, dhe duke ndihmuar ekipin bashkë me transferet e reja Ibakën dhe P.J. Tucker drejt fitores ndaj rivalit direkt për vendin e dytë, ku Thomas realizoi vetëm 20 pikë dhe qëndroi nën mesataren e tij.

Aktualisht Bostoni mban vendin e dytë në Lindje, por mund ta humbë atë shumë shpejt, kurse San Antonio vazhdon të mbajë fuqishëm vendin e dytë në konferencën Perëndimore. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=mgC4FD08_VI

https://www.youtube.com/watch?v=LdApl_4fJH0

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Serie A
Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

La Liga
Përballja me Benfican dhe një El Clasico në finale të Ligës së Kampionëve - Flick i thotë të gjitha para gazetarëve

Përballja me Benfican dhe një El Clasico në finale të Ligës së Kampionëve - Flick i thotë të gjitha para gazetarëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori