Sportisti i arteve të përziera marciale në UFC, Danny Roberts, ka thënë se dëshiron të ndeshet me yllin e Manchester Unitedit, Zlatan Ibrahimovic.

Sulmuesi suedez është i njohur edhe për faktin se ka shiritin e zi në taikuando.


Luftëtari anglez teksa i gëzohej fitores në një nga luftërat e tij në UFC.

Nisur nga ky fakt Roberts i ka kërkuar Ibras një luftë, por vështirë që sulmuesi do e pranojë pasi është shumë i zënë me stërvitjet te Djajtë e Kuq për të arritur objektivat e klubit.

Robert ka fituar 13 nga 14 luftërat e tij ka thënë: “Nëse ai dëshiron të luftojë, unë jam këtu. Do doja të shikoja atë në Octagon (arena e luftës në UFC). Njëkohësisht kjo do të na rriste pak vlerën e asaj që bëjmë”. /Telegrafi/

telegrafi sport app