LAJMI I FUNDIT:

Sponsori kryesor i fanellave të Liverpoolit akuzohet se ka financuar grupe terroriste të Iranit

Sponsori kryesor i fanellave të Liverpoolit akuzohet se ka financuar grupe terroriste të Iranit

Sponsori kryesor i fanellave të Liverpoolit, Standard Chartered, janë akuzuar se kanë paguar miliarda euro transaksione për të financuar disa grupe terroriste.

Kompania bankare, njëra prej më të mëdhave në Mbretërinë e Bashkuar, ka qenë njëri prej sponsorëve kryesor të fanellave të Liverpoolit që nga viti 2010.

Klubi kishte nënshkruar një kontratë me ta në vitin 2020, e cila do të skadojë në fund të sezonit 2026/2027, me një marrëveshje e cila vlen më shumë se 50 milionë euro në vit.


Por, sipas një dosje në Gjykatën e New Yorkut, sinjalizuesit kanë pretenduar se Standard Chartered dyshohet që ka paguar mbi 100 miliarë euro transaksione për entitete dhe organizata terroriste të lidhura me Iranin, mes viteve 2008 dhe 2013.

Xabi Alonso thyen heshtjen - flet për herë të parë për refuzimin e ofertës së Liverpoolit
Lexo po ashtu Xabi Alonso thyen heshtjen - flet për herë të parë për refuzimin e ofertës së Liverpoolit

Përmes një njoftimi zyrtar, Standard Chartered ka hedhur poshtë këto akuza, duke thënë se dyshimet e mëparshme ishin diskredituar plotësisht nga autoritet amerikane.

“Kjo dosje po bën përpjekje për t’i përdorur këto pretendime ndaj bankës, pas përpjekjeve të mëparshme të cilat ishin të pasuksesshme”.

“Këto akuza të rreme janë diskredituar plotësisht nga autoritet amerikane të cilat ndërmorrën një hetim gjithëpërfshirës lidhur mbi këto pretendime, duke i cilësuar ato si “të pabaza” dhe asnjë shkelje në transaksione nuk u vërtetua”.

“Ne jemi të sigurt se gjykata do t’i refuzojnë këto pretendime, pasi këtë e kanë bërë gjithmonë në mënyrë të përsëritur”, thuhej në njoftimin e Standard Chartered./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Duke anashkaluar Messin, Marcelo tregon cili lojtar i Barcelonës ia bëri 'jetën ferrë' sa herë që përballeshin

Duke anashkaluar Messin, Marcelo tregon cili lojtar i Barcelonës ia bëri 'jetën ferrë' sa herë që përballeshin

La Liga
Duke i poshtëruar mbrojtësit kundërshtarë - Jhon Duran shënoi një nga solo golat më të mirë të sezonit

Duke i poshtëruar mbrojtësit kundërshtarë - Jhon Duran shënoi një nga solo golat më të mirë të sezonit

Ligat tjera
Eksperti i leximit të buzëve zbulon atë që Arne Slot i tha në të vërtetë Michael Oliverit para kartonit të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon atë që Arne Slot i tha në të vërtetë Michael Oliverit para kartonit të kuq

Premier League
'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

Ligue 1
Mbreti Charles e vuri në siklet Heung-Min Sonin me pyetjen që ia bëri

Mbreti Charles e vuri në siklet Heung-Min Sonin me pyetjen që ia bëri

Premier League
Deklarata e Ligës Premier pas përleshjes në derbin e Merseyside - nisin hetimet nga policia

Deklarata e Ligës Premier pas përleshjes në derbin e Merseyside - nisin hetimet nga policia

Premier League
Kalo në kategori