Të hënën pasdite, familjarët e J.Q, i cili vdiq në Spitali Rajonal “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, e kanë raportuar në polici vdekjen e tij, pasi pretendojnë se familjari i tyre ka vdekur për shkak se nuk ka pasur mjaftueshëm oksigjen.
Sipas familjarëve, megjithëse ata kanë insistuar se nuk ka oksigjen të mjaftueshëm, mjeku kujdestar ka vendosur që ta transferojë pacientin në mjekim intensiv dhe për shkak të këtij vendimi, pacienti ka vdekur.
Po ashtu, familjarët kanë deklaruar se përkeqësimi i gjendjes së J.Q ndodhi herët në mëngjes pasi sipas tyre boca e cila bën filtrimin e oksigjenit ka pëlcitur.
Prokuroria e Prizrenit ka nisur tashmë hetimet në lidhje me këtë rast, ndërsa bëhet e ditur se tashmë është dhënë urdhër nga prokurori që trupit të pajetë të viktimës t’i bëhet obduksioni.
Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin ditor.
“Spitali i Prizrenit 07.12.2020 – 13:45. Është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili ishte në tretman mjekësor në Spitali Rajonal të Prizrenit që nga data 27.11.2020, sot ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, turpi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, njofton policia.
Ndërkaq nga Prokuroria Themelore e Prizrenit, Lutfi Morina, zyrtarë i lartë për bashkëpunim profesional ka thënë se janë duke grumbulluar informacione në lidhje me rastin.
“Ju informojmë se jemi në fazën e grumbullimit të informacionit në lidhje me rastin në fjalë”, thuhet shkurt në përgjigjen e tij me shkrim për Telegrafin.
Spitali Rajonal “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren në një përgjigje për Telegrafin ka mohuar se gjatë transferimit të pacientit në fjalë, ka ndodhur shpërthimi i ndonjë bombole oksigjeni.
I autorizuar nga Këshilli Drejtues i Spitalit, drejtori mjekësor, Ali Hoti ka thënë se pacienti është vendosur në mjekim intensiv qendror dhe është reanimuar nga mjekët anesteziolog kujdestar.
“I autorizuar nga Këshilli drejtues unë si drejtor mjekësor Dr. Ali Hoti pas deklaratave të epikës kujdestare (Mjek dhe infermierëve) që janë marrë me rastin në fjale konstatoj se gjatë transferimit të pacientit në fjalë konstatoj se gjatë transferimit dhe në ashensor dhe askund tjetër nuk ka pas asnjë shpërthim të bombolës dhe se pacienti është vendos në mjekimin intensiv qendror ku është trajtuar dhe reanimuar nga mjekët anesteziolog kujdestar”, thuhet në përgjigjen e Hotit.
Ai ka thënë po ashtu se spitali ka në dispozicion 463 shtretër me oksigjen qendror, dhe se bombolat për oksigjen nuk i përdorin për trajtimin e pacientëve nëpër reparte.
“Sa i përket oksigjenit, spitali ka sistemin qendror të oksigjenit nga tankeri dhe ka në dispozicion 463 shtretër me oksigjen qendror, dhe se bombolat për oksigjen nuk i përdorim për trajtimin e pacientëve nëpër reparte, pasi që repartet janë të furnizuara me sistemin e oksigjenimit qendror”, shprehet ai.
Po ashtu, J.Q i lindur më 1970 është testuar dy herë me metodën PCR për të konfirmuar nëse është i infektuar me COVID-19, dhe të dy herët ka rezultuar negativ.
“Pacienti në fjalë është testuar me metodën PCR me 27.11.2020 dhe është konfirmuar negativ me 28 11. 2020. Pacienti ka qëndruar në spital prej datës 26.11.2020 deri me 07.12.2020. Pacientit i është marrë testi edhe njëherë për ritestim me datë 05.12.2020 dhe me datë 06.12.2020 përsëri rezulton negativ. Pacienti ka qenë para disa vitesh me TBC”, thuhet në përgjigje.
Në lidhje me rastin ka reaguar edhe Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës, ku ka thënë se mjekët kanë kompetencë të plotë të vendosin se në cilin stad pacientët transferohen në QKUK për trajtim.
“Lidhur me trajtimin e pacientëve, mjekët janë profesionistë dhe kanë kompetencë të plotë të vendosin se në cilin stad pacientët transferohen për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, si institucioni i vetëm terciar shëndetësor në vend”, thuhet në komunikatë.
Djali i J.Q i cili vdiq gjatë të hënës në Spitalin e Prizrenit ka rrëfyer versionin e tij të ngjarjes.
“Kemi hyp në ashensor unë babi dhe mjeku i turnit të natës që s’ja di emrin. Kemi tentuar me shkuar lartë por s’ka punuar lifti, s’ka punuar kartela s’di ku ka qenë problemi. Kur kemi mbërri një kat më lart lifti nuk është hapë dhe ne kemi mbet brenda në lift për 5 deri 7 minuta me babën me një gjendje kritike dhe me një bocë që unë i kam tregu mjeku paraprakisht që nuk është e mjaftueshme për babën. Edhe pse saturimi ka shkua duke u zbrit gradualisht me qëndrimin brenda liftit për 5 deri 7 minuta boca është ndalë krejt. S’ka pas oksigjen mjaftueshëm. Fatkeqësisht babi në ashensor më ka ndërruar jetë”, theksoi ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Limani: Komuna e Gostivarit ka filluar me realizimin e projekteve kapitale infrastrukturore

Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët