Leonardo Spinazzola ka qenë padyshim mbrojtësi më i mirë i Kampionatit Evropian.

Por reprezentuesi italian pësoi një lëndim të tmerrshëm, që do ta mbajë jashtë fushave deri në fund të këtij viti.


Mungesa e tij po vërehet te Italia, por edhe tek skuadra e tij Roma që po vuan në krahun e majtë të mbrojtjes.

Megjithatë anësori italian ka gëzuar të gjithë me deklaratën e fundit, ku ka bërë të ditur se ka filluar të ecë pa paterica dhe së shpejti do të jetë në fushë.

h 57038770

Fillimisht reprezentuesi italian foli për lëndimin e tij, se si u ndje në ato momente.

“Pas 20 minutash bëra një telefonatë me video me familjen nga dhomat e zhveshjes dhe menjëherë mu rikthye buzëqeshja, ndonëse ata e kishin fytyrën të mbushur me lot".

"Është pjesë e lojës, unë shoh përpara dhe gëzoj ato që kam. Kjo periudhë pushimi më ka mbushur me forcë dhe me ka rritur shumë. Tani ndihem si një luan”, tha Spinazzola.

60e319504f652

Tutje mbrojtësi i majtë i Romës, deklaroi se tani është mirë dhe muaji tetor është më i rëndësishmi.

“Tani jam mirë. Ky do të jetë muaji më i rëndësishëm. Patericat kam katër javë që i kam hequr dhe tani po rifilloj që të eci mirë”, ka përfunduar mbrojtësi i Romës. /Telegrafi/

telegrafi sport app