LAJMI I FUNDIT:

Spezia kërkon transferimin e Etrit Berishës

Spezia kërkon transferimin e Etrit Berishës

Etrit Berisha është duke menduar largimin nga Torino gjatë afatit kalimtar të janarit.

Portieri shqiptar nuk ka arritur të luaj asnjë minutë këtë sezon me Torinon dhe ndjehet i zhgënjyer nga sjellja e stafit teknik dhe klubit ‘Granata’.

33-vjeçari është duke studiuar mundësitë që ofron tregu i transferimeve dhe së fundmi një alternativë është paraqitur.


Skuadra italiane Spezia është në gjurmët e Berishës duke qenë se aktualisht kësaj skuadra i janë lënduar dy portierët e parë polaku Dragowski dhe holandezi Zoet.

Tuttosport ka raportuar se drejtuesit e dy klubeve Spezias dhe Torinos kanë pasur tanimë bisedat e para për shqiptarin dhe ato pritet të vazhdojnë edhe më tej.

Berisha është pro kalimit te Spezia pasi aty do të ishte titullar dhe kjo është ajo që i intereson portierit prishtinas.

Përveç Spezias, për Berishën kanë shprehur interesim edhe disa skuadra nga Serie B, por qëllimi i tij është të mbetet në elitën e futbollit italian. /Telegrafi/