Milani ka fituar në fund ndaj Spezias me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë në Serie A.

Ekipi i Stefano Piolit ka marrë edhe një fitore të radhës në kampionat, duke shkuar në gjashtë ndeshje pa humbje, duke pasur pesë fitore dhe një barazim.


Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Daniele Verde (80’) për vendasit, ndërsa për mysafirët shënuan Daniele Maldini (58’) dhe Brahim Diaz (88’).

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte spanjolli Diaz, i cili u vlerësua me notë 7.8.

Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për Giulio Maggiore të vendasve që u notua me 6.2.

Notat e lojtarëve  

/Telegrafi/

telegrafi sport app