Manchester Unitedi ka kaluar në epërsi ndaj Arsenalit me dy gola të shpejtë, duke filluar kështu derbin e javës në Ligën Premier në mënyrën më të mirë të mundshme.

Goli erdhi nga Valencia në minutën e katër, kjo pas asisitmit nga Paul Pogba.


Në minutën e 11-të shënoi edhe Jesse Lingard, anglezi u asistua nga Anthony Martial.

Ndeshja e ardhshme e Djave të Kuq është ndaj Manchester Cityt. Ndeshja e fundit mes këtyre dy skuadrave ka përfunduar 2-0 në të mirë të Topçinjëve. /Telegrafi/