Spektakël në tribuna dhe fushë, River Plate hesht ‘La Bomboneran’ me dy gola të mrekullueshëm në ‘Superclasico’
River Plate ka triumfuar në ‘SuperClasicon’ e Argjentinës përballë Boca Juniorsit 2-0.
Ishte kjo ndeshja e 246 mes dy skuadrave rivale në Argjentinë ku më e mirë doli River Plate.
Ndeshja filloi me spektakël të madh në tribuna nga tifozët vendas të cilët ishin të mrekullueshëm.
Në ‘La Bombonera’ nuk ishte asnjë vend i lirë pasi 49 mijë tifozë ishin të pranishëm në shkallët e stadiumit.
Por në minutën e 15-të i kaploi të gjithë heshtja pasi Gonzalo Martinez shënoi një super gol për 0-1.
Boca Juniors tentoi të rikthehej në lojë por edhe pse sulmuan vazhdimisht nuk gjetën golin.
Golin e gjunjëzimit Bocas ia shënoi rezervisti Iganzio Scocco në minutën e 69-të pas një goditje fantastike.
Në 246 ndeshje të zhvilluara, Boca Juniors ka bilanc më të mirë me 88 fitore, kundrejt 81 të River Plates, ndërsa 77 ndeshje kanë përfunduar pa fitues. /Telegrafi/

































