Spektakël me tre gola në Allianz – Juventus me epërsi pas 45 minutave

Derbi i Italisë, mes Juventusit dhe Interit, po zhvillohet me intensitet të lartë në Allianz Stadium, ku pas 45 minutat e para prodhuan gola spektakolarë, emocione dhe ritëm të fortë nga të dy skuadrat.
Që në minutën e katërtë, Interi rrezikoi me një goditje të fuqishme nga Nicolo Barella, i cili e gjuajti me vole nga jashtë zonës pas një topi të kthyer. Për pak centimetra goditja e tij kaloi jashtë shtyllës së majtë të portës së Michele Di Gregorios.
Juventusi mori epërsinë në minutën e 14-të falë mbrojtësit Lloyd Kelly. Ai shfrytëzoi në mënyrë perfekte një harkim të saktë nga Bremer dhe me një goditje të ulët e dërgoi topin në këndin e poshtëm të djathtë. Një finalizim i bukur për 1-0.
Lloyd Kelly for Juventus
pic.twitter.com/oXMMlS9a05
— Sport Xparte (@aproko_Xparte) September 13, 2025
Por Interi reagoi shpejt. Në minutën e 31-të, Hakan Calhanoglu u gjend në pozitë ideale afër zonës pas një topi të kthyer dhe me një goditje të shpejtë e dërgoi topin në rrjetë për të barazuar shifrat në 1-1.
Sì è svegliato Calhanoglu.. forse. pic.twitter.com/eIjyjGg8E0
— Alessandro (@90ordnasselA) September 13, 2025
Megjithatë, emocionet nuk përfunduan këtu. Në minutën e 39-të, talenti i Juventusit, Kenan Yildiz, mori guximin të gjuante nga distanca. Goditja e tij e fortë përfundoi në këndin e poshtëm të majtë, duke mposhtur Somme-in dhe duke rikthyer epërsinë për bardhezinjtë: 2-1.
🎥 GOAL | Kenan Yıldız 38'
Kenan Yıldız puts back in front.
🇮🇹 Juventus 2-1 Interpic.twitter.com/pnOk57iC2C
— Goals Xtra (@GoalsXtra) September 13, 2025
Pjesa e parë përfundon me avantazhin e Juventusit, në një ndeshje që po e justifikon plotësisht emrin “Derbi i Italisë”. /Telegrafi/





















































