LAJMI I FUNDIT:

Spektakël laserik, Parisi shënon 130 vjetorin e Kullës së Ajfellit (Video)

Spektakël laserik, Parisi shënon 130 vjetorin e Kullës së Ajfellit (Video)

Një grup inxhinierësh të ndriçimit kanë përgatitur një shou me laser, e siç raporton AP ky spektakël vërehet nga të gjitha pjesët e qytetit të dritave – Parisit.

Ky qytet francez po shënon 130 vjetorin e ndërtimit të Kullës së Ajfellit, e historia e këtij objekti është shfaqur përmes ekraneve dhe dritave laserike, transmeton Telegrafi.

Çdo vit në maje të kullës ngjiten rreth 6 milionë njerëz, në mesin e tyre një numër i madh turistë që duan të shohin veprën e Gustav Ajfellit, që ishte ndërtuar në vitin 1889.


Dikur Kulla e Ajfellit ishte objekti më i lartë në botë, por për shkak të rregullave strikte të zhvillimit urban, edhe sot vazhdon të shihet nga të gjitha pjesë e qytetit.

Kjo kullë për herë të parë kishte hapur dyert për qytetarët më 15 maj të vitit 1889, vetëm pak ditë pas ishte prezantuar si një nga veprat më të mira. /Telegrafi/