LAJMI I FUNDIT:

Spektakël golash në Londër, Arsenali ‘shkatërron’ në udhëtim West Hamin

Spektakël golash në Londër, Arsenali ‘shkatërron’ në udhëtim West Hamin

Arsenali ka shënuar fitore me rezultat të thellë 5-2 në udhëtim ndaj West Hamit në kuadër të javës së 13-të në elitën e futbollit anglez.

E veçanta e kësaj ndeshje ishte sepse të gjithë golat si rrallë herë u shënuan në pjesën e parë.

Gabriel Magalhaes (10’) shënoi për t’i dhënë epërsinë Arsenalit për 1-0 duke realizuar me kokë pas asistimit të Bukayo Sakas.


Saka sërish ishte në rolin e asistuesit kur në minutën e 27-të Leandro Trossard e dërgoi topin në portën e boshatisur për rezultatin 2-0.

‘Topçinjtë’ nuk u ndalën më kaq dhe në minutën e 34-të realizuan sërish me Martin Odegaard që shënoi për rezultatin 3-0.

Vetëm dy minuta më vonë, Kai Havertz (36’) u gjend ballë për ballë portierit pas një super pasimi nga Trossard dhe gjermani u tregua i saktë për 4-0.

Kjo nuk ishte e tëra sa i përket golave në pjesën e parë, pasi Aaron Ëan-Bissaka shënoi për 4-1 në minutën e 38-të pas asistimit nga Carlos Soler.

Në minutën e 40-të Ëest Hami gjeti golin sërish, kësaj radhe me Emerson që realizoi nga gjuajtja e lirë për 4-2.

Arsenali e gjeti edhe golin e pestë ku sërish autor i saj ishte Bukayo Saka (45+5’) i cili u tregua i saktë nga penalltia për rezultatin përfundimtar 5-2./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
Avantazh i madh për Real Madridin për ndeshjen kthyese: Ylli i Man Cityt nuk luan në Bernabeu

Avantazh i madh për Real Madridin për ndeshjen kthyese: Ylli i Man Cityt nuk luan në Bernabeu

Liga e Kampionëve
U tha se fiton mbi tre milionë euro për ta mbrojtur Messin - truproja e argjentinasit mes thirrjeve për ndihmë në profesion mohon zërat

U tha se fiton mbi tre milionë euro për ta mbrojtur Messin - truproja e argjentinasit mes thirrjeve për ndihmë në profesion mohon zërat

Ligat tjera
Real Madridit iu ofrua audio nga VAR-i për ndërhyrjen brutale ndaj Mbappes në ndeshjen ndaj Espanyolit

Real Madridit iu ofrua audio nga VAR-i për ndërhyrjen brutale ndaj Mbappes në ndeshjen ndaj Espanyolit

La Liga
Inteligjenca artificiale në rolin e trajnerit për ekipin norvegjez përfundoi si më keq: Portieri realizoi rivënie anësore dhe nëntë lojtarë në sulm

Inteligjenca artificiale në rolin e trajnerit për ekipin norvegjez përfundoi si më keq: Portieri realizoi rivënie anësore dhe nëntë lojtarë në sulm

Ligat tjera
Duke anashkaluar Messin, Marcelo tregon cili lojtar i Barcelonës ia bëri 'jetën ferrë' sa herë që përballeshin

Duke anashkaluar Messin, Marcelo tregon cili lojtar i Barcelonës ia bëri 'jetën ferrë' sa herë që përballeshin

La Liga
Antony po e dashuron jetë në Spanjë: Vendos statistikë të re te Real Betisi që nuk kishte ndodhur që 12 vite

Antony po e dashuron jetë në Spanjë: Vendos statistikë të re te Real Betisi që nuk kishte ndodhur që 12 vite

La Liga
Kalo në kategori