Numri i përgjithshëm i viktimave pjesëmarrëse në këtë çështje gjyqësore ka shkuar në 137.

Trupi Gjykues i Dhomave të Specializuara nxori vendimin e pestë mbi pjesëmarrjen e viktimave në çështjen Thaçi dhe të tjerët.


Tetëdhjetë e katër parashtrues të kërkesave u pranuan si viktima pjesëmarrëse në proces gjyqësor, thuhet në njoftimin e Gjykatës Speciale.

Ata do të përfshihen në grupin ekzistues (i cili numëronte 53 viktima pjesëmarrëse) dhe do të përfaqësohen nga përfaqësuesi i njëjtë i viktimave.

Kjo e çon numrin total të viktimave pjesëmarrëse në 137 në këtë çështje.

Tetëdhjetë e gjashtë kërkesa u refuzuan në vendimin më të fundit.

Më shumë detaje nga ky vendim mund t'i shikoni në këtë lidhje. /Telegrafi/