Këshilltarja politike e kryeministrit të Kosovës për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, Ardita Sinani, ka njoftuar të mërkurën për një rast të diskriminimit që ka ndodhur ndaj një të riu shqiptar në Serbi.
Bëhet fjalë Ahmet Beqiri, i cili siç ka thënë ajo, është i riu i vetëm shqiptar nga Presheva që i ka të përfunduara studimet bazë, studimet master dhe specializimin në Akademinë e Kriminalistikës në Beograd.
Sinani më tej ka bërë të ditur se ka mbi një muaj që Ahmeti, “i cili plotëson çdo kriter që kërkohet për punësim në stacionin policor të Preshevës, refuzohet nga i njëjti me arsyetimin që ‘për momentin nuk kemi nevojë për punëtor’, e në anën tjetër në dy javët e fundit në stacionet tjera policore janë pranuar 162 policë të rinj”.
“E Ahmet Beqiri, për kohën sa kishte punuar në stacionin policor të Preshevës me kontratë në afat të caktuar si referent, kishte vlerësimin e popullatës shqiptare në Preshevë”, ka shkruar ajo në Facebook.
“Në Preshevë, nga numri total prej 358 pjesëtarëve të policisë në stacionin policor, vetëm 133 janë të përkatësisë etnike shqiptare, që është në disproporcion flagrant me përqindjen e popullsisë në Komunë të Preshevës”.
Sipas saj, ky rast dëshmon se Serbia në mënyrë konsistente dhe në çdo sferë të jetës shkelë drastikisht të drejtat elementare të shqiptarëve në Luginë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit