LAJMI I FUNDIT:

SPB Tetovë: Është ulur numri i aksidenteve dhe viktimave në komunikacion

SPB Tetovë: Është ulur numri i aksidenteve dhe viktimave në komunikacion
Foto: Ilustrim

Në tre muajt e parë të këtij viti në zonën e Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë numri i përgjithshëm i aksidenteve në komunikacion është zvogëluar për afër 3 për qind, përkatësisht janë regjistruar gjithsej 238 aksidente ose 7 më pak në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit kaluar.

Siç njoftojnë nga SPB Tetovë, ajo që është veçanërisht është inkurajuese është fakti se numri i viktimave është ulur për 50 për qind nga 2 viktima vitin e kaluar në 1 person këtë vit, ndërsa numri i të lënduarve është ulur për 5 për qind. Zvogëlimi, përkatësisht ky trend pozitiv është i pranishëm në rajonin e gjerë të Tetovës, veçanërisht në muajt janar dhe shkurt.

“Në tremujorin e parë, sipas të dhënave analitike të SPB-Tetovë, më së shumti aksidente kanë ndodhur sërish në rrugët e Tetovës dhe Gostivarit dhe autostradën Gostivar-Tetovë-Shkup, kryesisht vetëm me dëme materiale, ndërsa shkaqet më të shpeshta kanë qenë të shpejtësia e papërshtatur dhe veprimi jo i rregullt por edhe parakalimi i paligjshëm dhe mosdhënia e përparësisë”.


“Sektori për Punë të Brendshme Tetovë vazhdon me aktivitete të rregullta dhe aksionet e kontrollit, në qendër të të cilave do të jetë shpejtësia me të cilën lëvizin veturat, korrektësia e tyre teknike, drejtimi i mjetit pa e kaluar provimin për patentë shofer dhe drejtimi nën ndikimin e alkoolit. Aq më tepër që zona po përballet me muaj shumë më të ngarkuar me trafik, me më shumë automjete në rrugë, kryesisht vetura, por edhe motoçikleta”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë./Telegrafi/.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Lajme
Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Kalo në kategori