Spastrimi etnik i territoreve nga etnitë tjera, ishte strategji serbe, por çka po bëjmë për të ndalur spastrimin tonë të brendshëm?
Na ndoqi ushtria e policia serbe, por pse sot po ikim, ne shqiptarët, nga shqiptarët, ashtu siç po ikin edhe serbët nga vet serbët?
Gazetari serb Svetislav Basara, duke folur për spastrimin e brendshëm etnik serb, mes tjerash thotë:
“Numri i serbëve të vrarë nga dora serbe gjatë sundimit të dinastive të ndryshme, të partive të ndryshme, qoftë gjatë komunizmit apo monarkisë, nga vrasjet mes veti gjatë luftërave dhe prerja e kokave të njëri-tjetrit, është i panjohur, dhe do të mbetet enigmë akoma. Por, me siguri, ky numër është marramendës… Nuk do të më habiste fakti nëse ky numër do të ishte edhe më i madh se numri i serbëve të vrarë në kampin e Jasenovcit”, thotë kolumnisti që u sulmua nga shumë serbë.
Nëse dikush ka mësuar historinë e popullit të vet, sheh me fakte se vet ky popull i ka ngritur “djajtë” dhe ua ka dhënë pushtetin, dhe po ata ia kanë sjellë shpirtin të hunda. Në fund, po ata liderë që i ka ngritur, lavdëruar e kënduar, po këtij njeriu ia kanë sjell punën të ikën prej këtu.
Edhe te shqiptarët, pa asnjë dyshim, ekziston kjo dukuri. Aq shumë vrasje kanë ndodhur mes shqiptarëve, e që nuk janë zbardhur. Madje, vazhdimi i kësaj dhune është aktual kudo ku jetojnë e punojnë shqiptarët. Kronikat e zeza e dëshmojnë këtë. Prandaj, shtrohet pyetja: mos po i konvenon dikujt kjo dukuri?
Shumë sulmohet ish-sistemi komunist. shtypi vë në spikamë emrat e burgjeve të asaj kohe. Por, sistemi i tashëm demokratik fsheh statistikat e zeza për numrin e të vrarëve. Sot, në Shqipëri e në Kosovë, numri i njerëzve nëpër burgje është më i madh se në cilindo sistem politik gjatë historisë sonë.
Tek serbët është akoma aktual projekti që të gjithë serbët të jetojnë në një shtet të vetëm, në Serbi. Te shqiptarët që të jetojnë në një Shqipëri. Por, as serbët e as shqiptarët nuk duan ta shohin njëri-tjetrin!
Nëse merret e studiohet kjo temë, do të shohim se punët nuk janë më mirë te ne. Se sa e duam njëri-tjetrin, kjo dihet! Secili nga ne kemi thënë se jemi të gatshëm që, kur të çlirohemi, të jetojmë edhe afër një there e së bashku me fqinjët. Por, nuk kemi lënë gjë të ligë pa bërë. Dhe, kur gjithçka u grabit, filloi ikja e madhe.
Akoma shohim parulla pompoze për bashkimin kombëtar, e ikja e njerëzve vazhdon. Askush nga përfaqësuesit e shtetit nuk e ka asnjë statistikë se sa njerëz kanë ikur e se sa kanë mbetur aty ku kanë lindur (në një rast, autori i këtij teksti ka parë se vetëm imami i një xhamie, në një bashkësi lokale të Kosovës, kishte pasur të shënuar emrat dhe numrin e shtëpive e të pasurive të mbetura mbyllur në atë lokalitet). Shumë “patriotë” i shohim se si flasin e shkruajnë për bashkimin e trojeve etnike, ndërsa askush nuk ka edhe një fjalë bindëse se çka po bën. Këta fjalamanë flasin e shkruajnë sikur serbët: “Kufiri i Serbisë duhet të shtrihet deri atje ku jeton qoftë edhe një serb”.
Kur vritet dikush në pikë të ditës, para shumë vetave, para kamerave që sot janë aktive në çdo kënd, dhe kur shihet autori e askush nuk merr guxim të thotë emrin e dorasit, e kur pastaj shohim se si organet kompetente që dalin në vendngjarje thonë se “dyshohet se këtë njeri e vrau dikush”… autori i krimit mund të shëtis i lirë.
“Serbët së pari vrasin kryeministrin e vet e pastaj këtë akt barbar shumica e të ashtuquajturve patriotë ‘të ajvarit’ e quajnë akt patriotik”, thekson Basara.
Nëse kthehemi pak kohë mbrapa, shohim se edhe tek shqiptarët ndodhë e njëjta gjë. Nuk ka rast që nuk sulmohet një kryeministër. Madje, sot më shumë se kurrë, kur mungojnë argumentet, atë zbrazëti e mbushë kërcënimi. Kështu, ky kërcënim gjen edhe kohën dhe ambientin e përshtatshëm për ta realizuar qëllimin. Për fat të keq, politika nuk është imune ndaj kësaj të keqeje.
“Pamë se si në ‘Skupshtinën’ serbe, deputetet e zgjedhur nga populli, midis ‘Rajhstagut kozak’, kërkuan lirimin e vrasësve të ish-kryeministrit, krejt me krenari dhe pa u turpëruar fare”, thotë Basara.
Kemi kaluar shekuj duke vazhduar me këso vrasjesh e pastrimesh etnike të përbrendshme dhe nuk kemi nxjerrë mësim, asnjëherë. Kush mund ta demantojë me fakte këtë konstatim? Askush! Asnjëherë nuk kemi qenë në gjendje të jetojmë në paqe, së pari mes veti dhe brenda vetvetes, por rregullisht kemi rënë në bela.
“Është koha që populli serb ta pyes vetveten se çfarë të zezash ia ka bërë vetit dhe çfarë u ka bërë e po iu bën popujve të tjerë, që po ikin prej tij”, shton Basara.
Kjo fjali e këtij autori duhet të kuptohet drejt nga secili, pasi as këta popujt fqinj të serbëve, nuk po duken më të mirë.
Ikjet e pandalshme, sidomos të brezit të ri; zbrazja e pandalshme e fshatrave të tëra; rënia e madhe e natalitetit; shtimi drastik i shkurorëzimeve; mbyllja e shkollave pa nxënës dhe bizneseve… nëse nuk janë vërejtje të mjaftueshme për ata që drejtojnë politikën shtetërore, atëherë nuk di njeriu se çka duhet të ndodhë që të shohim kah jemi duke shkuar… E, fatkeqësisht, asnjë ministër e asnjë deputet nuk është në gjendje të thonë me shifra e fakte se në çfarë gjendje kemi rënë dhe çka duhet bërë!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A