LAJMI I FUNDIT:

Spasovski: Qeveria nuk ka plan për t’i ndihmuar qytetarët, prandaj hap temën e ndryshimit të stemës

Spasovski: Qeveria nuk ka plan për t’i ndihmuar qytetarët, prandaj hap temën e ndryshimit të stemës

“LSDM ka dorëzuar propozime për uljen e TVSH-së për energjinë elektrike në 5% dhe heqjen e TVSH-së për ushqimet, e cila do t’i ndihmojë qytetarët të përballen me rritjen e çmimeve. Është evidente se qeveria nuk ka plan dhe nuk po ndërmerr asnjë veprim për t’i ballafaquar problemet reale të qytetarëve dhe në vend që të zgjidhë çështje ekzistenciale, po hap një temë të re, për ndryshimin e stemës, për të trajtuar temën për të cilën nuk kanë as plan e as zgjidhje”. Këtë e tha deputeti i LSDM-së, Oliver Spasovski, në një paraqitje në Alsat.

Ai theksoi se “Qeveria nuk ka plan për rritje të çmimeve, nuk ka plan se si duhet të rriten pagat dhe nuk ka plan për reforma në drejtësi”.

“Dhe në momentet kur nuk ka plan, Qeveria hap temë që do t’i intrigojë qytetarët dhe do të flitet për t’u defokusuar nga temat reale. LSDM ka qëndrim të qartë se nuk duhet të ketë ndryshim të simboleve të shtetit, as stemës e as himnit, sepse ka çështje më të rëndësishme që duhet të zgjidhen, e ai është standardi i qytetarëve dhe ekonomisë”, tha Spasovski.


Ai theksoi se LSDM është ekskluzivisht kundër ndryshimit të stemës sepse ky shtet është krijuar në themel të Luftës Nacionalçlirimtare dhe antifashizmit dhe se stema e tanishme pasqyron të gjitha atributet e shtetit dhe të qytetarëve që jetojnë në RMV./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kur do të mund të formohet Qeveria e re e Kosovës?

Kur do të mund të formohet Qeveria e re e Kosovës?

Lajme
Në Prishtinë arrestohen tre shtetas të huaj, lëshuan çeqe pa mbulesë dhe keqpërdorën kartela bankare

Në Prishtinë arrestohen tre shtetas të huaj, lëshuan çeqe pa mbulesë dhe keqpërdorën kartela bankare

Kronika e Zezë
Këto janë votat e kandidatëve për deputetë nga PDK-ja

Këto janë votat e kandidatëve për deputetë nga PDK-ja

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Një kompani ushtarake bullgare i bashkëngjitet misionit paqeruajtës në Kosovë

Një kompani ushtarake bullgare i bashkëngjitet misionit paqeruajtës në Kosovë

Siguri
Nga Kurti te Vitia - votat e 10 kandidatëve më të votuar të LVV-së sipas KQZ-së

Nga Kurti te Vitia - votat e 10 kandidatëve më të votuar të LVV-së sipas KQZ-së

Lajme
Kalo në kategori