LAJMI I FUNDIT:

Spasovski: Nuk ka licenca për transportues sepse procedura për blerjen e softuerit kërkon kohë

Spasovski: Nuk ka licenca për transportues sepse procedura për blerjen e softuerit kërkon kohë

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në konferencën e sotme për media tha se drejtuesit e mjeteve transportuese nuk mund t’i nënshtrohen provimeve për certifikatën e kërkuar në Qendrën Shtetërore të Provimeve sepse procedura për blerjen e softuerit të ri ka marrë kohë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mbi 1.500 drejtues automjetesh presin t’i kalojnë këto provime, disa prej të cilave zgjasin tetë muaj dhe për këtë arsye kompanitë e tyre nuk mund të marrin patentat e kërkuara. Shumë institucione janë jofunksionale për shkak të prokurimit të parakohshëm të tenderit të shërbimeve softuerike për dhënien e provimeve të mbi 1.500 shoferëve dhe për t’iu përmbajtur rregullave ligjore.

Arsyeja e mosdhënies së provimit është për shkak se prokuroria hapi hetime ndaj Dragi Rashkovskit i cili nga pozita e Sekretarit të Përgjithshëm të Qeverisë, në gusht të vitit të kaluar nënshkroi marrëveshje me Invoka për mirëmbajtjen e sistemit elektronik për provimet shtetërore në 13 institucione. me vlerë 150 mijë euro.


“Sigurisht që është përgjegjësi e Qeverisë, e Sekretariatit të Përgjithshëm, kam informacione se tashmë është nënshkruar marrëveshja dhe do të fillojnë provimet. Për këtë duhet të ishte përzgjedhur paraprakisht një kontraktor, por kjo nuk mund të bëhet jashtë kuadrit ligjor.

Procedura nuk kryhet nga Ministria e Brendshme, por nga Sekretariati i Përgjithshëm. Duhet të ketë një procedurë, sepse do të ketë abuzim nëse nuk ka procedurë. Kjo na prek neve si MPB dhe është mirë që problemi tani është tejkaluar”, tha Spasovski.

Nga dita e hapjes së hetimeve kundër Rashkovskit, kompanitë e transportit nuk kanë mundësi të aplikojnë për certifikatë dhe në këtë mënyrë nuk mund marrin certifikatë nga patenta e automjetit. Ndërkohë qeveria ka shpallur tender për përzgjedhjen e një kompanie të re./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Politikë
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Mushkolaj: Kurti e pret arrestimin me kompletu sagën e tij - por nuk do ta fitojë betejën me shtetin

Mushkolaj: Kurti e pret arrestimin me kompletu sagën e tij - por nuk do ta fitojë betejën me shtetin

Lajme
Kalo në kategori