“Sektori ynë bankar është i shëndoshë dhe për këtë shkak mund të mbështetemi në të, por duhet të sigurojmë para shtesë për në buxhet”.
Këtë e deklaroi kryeministri Oliver Spasovski, duke theksuar se nuk ka mundur të parashikohej se kriza shëndetësore do të ketë përmasa të pandemisë dhe kur kjo ndodh, normalisht është se do të ketë efekte edhe në mjetet buxhetore dhe financat, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Në bazë të asaj që po ndërmerren një sërë masash restriktive në shtet, me qëllim që të kemi mbrojtje në pjesën më të madhe nga përhapja e virusit, kjo shkakton dëme në ekonomi. Shkaktimi i këtyre dëmeve është i lidhur edhe me të ardhurat në Buxhet. Pikërisht për këtë shkak, tani cekim, në bazë të projeksioneve, të cilat bëhen në Ministrinë e Financave se sa është rënia e të ardhurave për këto dy javë në mars, sa do të ishte rënia e të ardhurave në maj, si do të lëvizin të ardhurat në tremujorin e tretë, të katërt, sa do të ishte kjo në nivel të vitit. Kjo tregon në faktin se ne kemi nevojë për sigurimin e mjeteve plotësuese financiare”, tha Spasovski për televizionin Telma
Ai shtoi se kjo do të jetë një nga krizat më serioze financiare, krahas krizës shëndetësore.
“Ministria e Financave punon në këtë pjesë edhe me FMN-në dhe Bankën botërore. Biseduam lidhur me sigurimin e sa më shumë mjeteve financiare dhe mendoj se po lëvizim në drejtim të mirë dhe po ashtu edhe me bankat komerciale. Deri nesër do të shohim sa mjete financiare do të sigurohen. E tërë kjo pako do të ishte diku rreth 600 milionë euro”, tha Spasovski, i cili vlerëson se do t’i marrim këto mjete.
Kryeministri e potencoi edhe ndihmën që si reagim të shpejtë e kemi marrë nga BE-ja me vlerë prej 68 milionë eurove, para të cilat janë përkrahje e drejpërdrejtë buxhetore dhe përkrahje për nevojat në shëndetësi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Përfundon numërimi i votave, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Zbulohet si Dritan Rexhepi hyri në Ekuador në vitin 2011 dhe aleanca me mafien italiane

Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi