Kombëtarja e Spanjës ka fituar me rezultat minimal 1-0 ndaj Zvicrës në ndeshjen e vlefshme për Grupin 4 të Ligës A në Ligën e Kombeve.

Djelmoshat e Luis Enriques kanë marrë edhe fitoren e dytë radhazi në grup, duke mposhtur Zvicrën, pas Ukrainës dhe duke forcuar pozitën e parë në tabelë.


Goli i vetëm në këtë ndeshje erdhi në minutën e 14-të dhe ishte Mikel Oyarzabal që shënoi këtë gol.

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte kapiteni Sergio Ramos, i cili u vlerësua me notë 7.9, duke qenë i pakalueshëm në mbrojtje.

Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për portierin zviceran, Yann Sommer që u notua me 5.4.

Për 90 minuta në këtë ndeshje luajti shqiptari Granit Xhaka duke u vlerësuar me notë 6.8, ndërsa Admir Mehmeti u notua me 6.2 dhe Xherdan Shaqiri me notë 5.9.

Spanja:

notat zvicra e1602363294530

Zvicra:

notat zvicra 1 e1602363311148

/Telegrafi/

telegrafi sport app