Spanja rikthehet nga disavantazhi për ta mposhtur Anglinë

Me rezultat 2-1, Spanja ka fituar kundër Anglisë në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve, duke u kthyer nga disavantazhi prej një goli.
Pas një kundërsulmi të shpejtë, Tre Luanët e zhbllokuan rezultatin. Aksioni u përmbyll me golin e Marcus Rashford (11'), i cili u asistua nga Luke Shaw.
Mirëpo, vetëm dy minuta zgjati epërsia e anglezëve. Rodrigo ktheu një top të mirë te Saul Niguez, i cili e dërgoi në rrjetë (13').
Përmbysja erdhi në minutën e 32-të. Një top të ardhur nga gjuajta e lirë, Rodrigo e futi me lehtësi në portën kundërshtare.
Në gjysmën e dytë, Anglia bëri përpjekje për t'i ndryshuar gjërat, mirëpo nuk e gjente golin e barazimit.
Kur po afroheshin minutat e fundit, Tre Luanët bënë presion të madh, mirëpo mungonte rasti konkret për të shënuar.
Edhe pse gjyqtari i dha nëntë minuta shtesë, nuk pati gol tjetër, ashtu që pas fishkëllimës së fundit, ishte Spanja skuadra fituese.
Në fakt, anglezët e dërguan topin në rrjetë përmes Danny Welbeck, por goli u anulua për ndërhyrje të palejuar në portierin. /Telegrafi/
https://www.dailymotion.com/video/x6tbbrt
https://www.dailymotion.com/video/x6tbbsf
https://www.dailymotion.com/video/x6tbcov











































