Deputeti i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Alqi Bllako ka dorëzuar sot me postë mandatin e tij si deputet i Kuvendit të Shqipërisë. 

Lënia e mandatit nga Bllako erdhi pasi SPAK kërkoi autorizim nga Kuvendi për arrestimin e deputetit, pasi e akuzon atë si të përfshirë në aferën e inceneratorët të Fierit.


“Me vullnetin tim të plotë dorëzoj mandatin parlamentar si deputet i Partisë Socialiste”, ka thënë Bllako në kërkesën e tij të dorëzuar sot me postë në Kuvendin e Shqipërisë për të vënë në dije dorëzimin e mandatit të deputetit.

Bllako njoftoi një ditë më parë se do të lërë mandatin e deputetit me anë të një postimi në Facebook. Ndër të tjera, ai shkroi se do të provohet lehtësia pafajësia e tij, nëse procesi gjyqësor do të jetë i paragjykuar dhe i drejtë. /Telegrafi/

WhatsApp Image 2022 03 30 at 16.12.40  1