Një burim i mirinformuar diplomatik bën të ditur se Holanda i ka paraqitur një kusht Shqipërisë, që do t’ia japë votën për hapjen e bisedimeve të pranimit me BE-në, vetëm nëse Shqipëria i akordon asaj pjesëmarrjen e një kompanie holandeze të gazit në procesin e menaxhimit të segmentit shqiptar të gazsjellësit TAP dhe në ndërtimin e rrjetit të gazifikimit të vendit.
Sipas burimit, lëvizja holandeze duhet të ketë ardhur pas efikasitetit të së njëjtës lëvizje kushti, që bëri Greqia me Shqipërinë. Në prag të bisedimeve të raundit të parë midis dy Ministrive të Jashtme shqiptare dhe greke në Kretë, presidenti i Greqisë vjeshtën e kaluar katër herë me radhë parashtroi kushtin grek të përdorimit të vetos për hapjen e bisedimeve të pranimit me BE, nëse Shqipëria nuk lëshon në çështjen e detit, në çështjen e varrezave, në proteksionin grek mbi ortodoksinë shqiptare, në statusin e privilegjuar të minoritetit grek, etj.
Fakti që në datën 28 janar, pra pas raundit të dytë të bisedimeve midis dy ministrive të Jashtme në Korçë, kryeministri i Greqisë Aleksis Cipras në një mbledhje me krerët e partive politike greke njoftoi vendimin e qeverisë për heqjen e vetos greke për hapjen e bisedimeve të pranimit me BE, të çojnë tek mendimi se Shqipëria mund të ketë ceduar në drejtim të kërkesave greke. Kryeministri grek, i cili si rregull është prononcuar shumë rrallë për marrëdhëniet me Shqipërinë, e quajti të rëndësishëm rezultatin, sa vendosi të njoftojë vetë direkt se: “Ne jemi gati për një marrëveshje strategjike me Shqipërinë.
Një marrëveshje, që do të zgjidhë diferencat kritike dhe do të çojë tek vota jonë për hapjen e bisedimeve të pranimit në BE për vendin fqinj tonin”.
Hapi holandez, që imiton metodën e njohur greke të 25 viteve të postkomunizmit në raportet me Shqipërinë, për të vendosur kushtin e vetos në fazat e integrimit evropian të Shqipërisë, ilustron pozitën e Shqipërisë me pozitën e lepurit të fabulës, i detyruar nga rreziku i jetës të futet në ferrë me breshkën, e cila keqpërdoron pozitën e tij dhe lepuri i thotë breshkës fjalinë proverbiale “vazhdo breshkë, se të ka ardhur dita”.
Në planin diplomatik dhe strategjik, kjo situatë breshke para të cilës ndodhet Shqipëria, me rastin holandez dhe sidomos me flagrancën e hapit grek, ngre siparin e një debati të madh, që duhet të zhvillohet në qarqet zyrtare dhe jo zyrtare, politike, diplomatike, ushtarake, akademike, të sigurisë, ekonomisë etj., lidhur me rendin e prioriteteve, që duhet të ndjekë sot Shqipëria midis sovranitetit dhe integrimit evropian. Në mënyrë të veçantë, fakti i kushtëzimit aktual të votës greke për hapjen e bisedimeve të pranimit të Shqipërisë në BE me kërkesën greke për cedimin në fusha të sovranitetit shtetëror e kombëtar, shtron sot nevojën e përcaktimit të një qëndrimi të përbashkët strategjik nga shteti, parlamenti dhe partitë kryesore politike. Drejtuesit e Shqipërisë postkomuniste, që i kanë bërë Greqisë cedime të papranueshme në sovranitetin e vendit, vazhdimisht janë përpjekur të justifikojnë lëshimet e tyre me rëndësinë prioritare, që i kanë dhënë ata integrimit evropian.
Por, dilema e zgjedhjes midis sovranitetit dhe integrimit evropian është një dilemë, që nuk mund të vazhdojë më kështu dhe që duhet zgjidhur dhe përcaktuar qartë në themelin e platformës së politikës së jashtme dhe të diplomacisë së Shqipërisë. Kjo është e domosdoshme për të mos lejuar erozione të reja në sovranitetin e saj shtetëror dhe kombëtar. Çështja shtrohet për një renditje prioritare strategjike midis sovranitetit dhe integrimit evropian, kur shtete të ndryshme anëtare të BE, duke keqpërdorur veton, e vendosin Shqipërinë në pozitën e lepurit. Përcaktimi i prioritetit strategjik nuk bie në kundërshtim dhe as i kundërvihet kursit të drejtë të të gjitha qeverive dhe partive politike shqiptare për orientimin drejt integrimit evropian dhe kjo është një dinamikë pozitive. Të gjithë jemi dakord për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, por nuk mund të jemi dakord që ai të paguhet me çmimin e humbjes së sovranitetit si pagesë për njërin apo tjetrin shtet anëtar të BE. Integrimi evropian nuk është ajri i jetës dhe i ekzistencës së shtetit shqiptar.
Sovraniteti ka dhe duhet të ketë përparësinë absolute në prioritetet strategjike, diplomatike dhe kombëtare të vendit, për disa arsye:
Së pari, përmbajtja e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë është anëtarësimi në BE si organizatë, dhe jo integrim i saj një nga një në të gjitha shtetet anëtare. Shqipëria duhet të plotësoje kushtet e pranimit të BE si organizatë dhe jo kushtet specifike të çdo shteti anëtar, që ka votën e konsensusit. Përderisa kërkesat specifike të marrëdhënieve dypalëshe të çdo shteti anëtar me Shqipërinë nuk kanë statusin e kërkesës direkte të BE si organizatë ndaj Shqipërisë, nuk ka asnjë arsye t’u nënshtrohet kushteve të shteteve të veçanta, që cenojnë sovranitetin e saj.
Së dyti, në planin historik sovraniteti është i përhershëm dhe i përjetshëm, kurse integrimi evropian është i përkohshëm. Sovraniteti i Shqipërisë është mijëravjeçar, kurse integrimi evropian është proces i ri politik, i cili sipas ligjeve të historisë nuk vazhdon pafundësisht, pavarësisht se mund të zgjasë 100, 200 apo më shumë vjet. Shqipëria në historinë e saj ka kaluar përmes disa lloj integrimesh, si integrimi romak, integrimi bizantin, integrimi osman, integrimi serb, integrimi grek, integrimi jugosllav, integrimi sovjetik, integrimi kinez. Në të gjitha integrimet paraardhëse, që kanë qenë produkt pushtimesh, ka humbur tërësisht edhe sovranitetin. Ndryshimi është se integrimi evropian, ndryshe nga integrimet e mëparshme në histori, bëhet me vullnetin e lirë dhe me pjesëmarrjen e vullnetshme të shtetit, të institucioneve, të partive politike dhe të vetë popullit, që dëshiron të anëtarësohet në BE. Natyrisht, siç edhe është konstatuar nga përvoja e gjitha shteteve anëtare të BE, ata kanë pranuar vullnetarisht të humbasin një pjesë të sovranitetit kombëtar, në favor të BE si organizatë dhe jo në favor të njërit apo tjetrit shtet anëtar. Kurse Shqipërisë, shtete anëtare të BE si Greqia po i kërkojnë të humbasë sovranitet përpara se të hyjë në BE dhe ta humbasë në favor të këtij shteti në marrëdhënie dypalëshe, gjë që është e papërputhshme me Kushtetutën e Shqipërisë.
Së treti, sovraniteti përbën subjektivitetin ndërkombëtar të Shqipërisë, ndërsa integrimi evropian nuk lidhet me këtë subjektivitet ndërkombëtar. Është sovraniteti që e bën Shqipërinë anëtare me të drejta të plota në sistemin ndërkombëtar të shteteve dhe në organizatat ndërkombëtare dhe jo anëtarësimi në BE.
Së katërti, sovraniteti përputhet plotësisht me interesin e përhershëm kombëtar të Shqipërisë, kurse integrimi evropian nuk e ka këtë përputhshmëri, sepse anëtarësimi i Shqipërisë në BE nuk i bën shtetet e tjera anëtare të kenë të njëjtat interesa kombëtare me Shqipërinë. Fakti që pesë shtete të BE, ndër ta edhe Greqia, nuk e njohin Kosovën, është kundërvënie e tyre ndaj interesit tonë kombëtar. Madje ka ndodhur dhe ndodhin vazhdimisht përplasje interesash kombëtare midis shteteve anëtare të BE.
Së pesti, sovraniteti është identitet kombëtar i një shteti dhe i një populli, gjë që nuk mund ta thuash për integrimin evropian. Një shtet mund të jetojë pa integrimin evropian, por nuk mund të jetojë pa sovranitetin e tij mbi territorin, mbi popullin, mbi pasuritë dhe të drejtat kombëtare.
Shqipëria pati fatin e madh historik që, falë planifikimit strategjik të SHBA, iu hap dera e anëtarësimit në NATO. Duhet thënë se për shtete si Shqipëria, e cila gjatë historisë së ekzistencës së vet vetëm është rrudhur gjatë shekujve, duke u ceduar territore dhe popullsi lakmive të shteteve fqinje, integrimi në NATO është më jetik se sa integrimi evropian. Kjo është një rrethanë e rëndësishme strategjike dhe gjeopolitike, e cila për fat të keq nuk është kuptuar sa duhet nga udhëheqësit shqiptarë. Një Shqipëri anëtare e NATO-s ka pozita të tjera biseduese në tratativat me shtetet e tjera për integrimin evropian, ndryshe nga një Shqipëri, që nuk ishte në NATO. Kjo do të thotë se nuk ka asnjë arsye të cedojë në sovranitet ndaj kushteve specifike të njërit apo tjetrit shtet anëtar. Maqedonia ka qysh në vitin 2005 që ka marrë statusin e shtetit kandidat në BE dhe nuk i ka hapur akoma bisedimet e pranimit nga veto e Greqisë. Kur Maqedonia, pa qenë anëtare e NATO-s, i reziston 13 vjet vetos së Greqisë, pse duhet të cedojë Shqipëria që ka pozitën e fortë të anëtarit të Aleancës Atlantike.
Parashtrimi ynë ka të bëjë me fenomenin e dëmshëm, që konstatohet në politikën shqiptare të periudhës postkomuniste, ku në emër apo nën pretekstin e avancimit të integrimit evropian, janë bërë lëshime të papranueshme në sovranitetin shtetëror. Shqipëria duhet të ecë në rrugën e integrimit evropian, por pa ceduar në sovranitet ndaj shtetit fqinj. Ka një parim të madh dhe të parevokueshëm, që sovraniteti është më i rëndësishëm se integrimi evropian. Ndaj është gabuar të ketë një dilemë shqiptare, sepse zgjedhja nuk mund të jetë tjetër veçse në favor të sovranitetit, që do të thotë integrim evropian, duke ruajtur sovranitetin shtetëror dhe kombëtar të Shqipërisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Nga tani je njësoj si të tjerët", Egli distancohet nga Gjesti, ky i fundit refuzon të largohet
Eskalon situata mes Laertit dhe G Banit - banorët e tjerë ndërhyjnë për t'i ndarë
Valbona eskalon në ofendime ndaj Gertës: O superleckë, shko rregullohu me motrën, banorja: Motra ime është yll
DJ me famë botërore, Tiësto lëshon këngën "Gajdexhiu" të Zanfina Ismailit para një audience globale në New York
Letra të shkruara nga produksioni? Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku Driloni shihet duke ushtruar dhe nuk i kupton fjalët në letrën e vet
Izraeli liron 200 të burgosur palestinezë - disa ishin në burg që nga viti 1985
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova