Manchester United dhe Southamptoni i kanë ndarë pikët në kuadër të javës së 35-të në Ligën Premier, pasi ndeshja përfundoi 2-2.

Pas vetëm 12 minutash lojë, mysafirët kaluan në epërsi me anë të Stuart Armstrong që u asistua nga Redmond.


Por, epërsia e Southamptonit zgjati vetëm tetë minuta, shkaku që Marcus Rashford (20') i barazoi shifrat në 1-1 me një asistim të Anthony Martial.

GettyImages 1255980026 Manchester United vs Southampton (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Më pas sulmuesi francez kaloi në rolin e golashënuesit duke e përmbysur rezultatin në 2-1 me një shërbim mjaftë të bukur nga Bruno Fernandes.

Pjesa e parë përfundoi me kaq, derisa në të dytën ishte një dramë e vërtetë.

Manchester United kishte shansin që të shënonte edhe golin e tretë, por Daniel James e Rashford lëshuan shanse të mira.

Nga kjo gjë përfitoi Southamptoni që shënoi golin e barazimit në minutën 90+7 e me anë të Michael Obafemi, për t' mohuar Unitedit tri pikë të plota.

Pas javës së 30-të, Manchester United renditet në pozitën e pestë me 59 pikë - aq sa ka edhe Leicesteri në të katërtin, ndërsa në xhiron e 36-të takohet me Crystal Palacen. /Telegrafi/

telegrafi sport app